Demalia: Opozita në Kuvend si 'rraqet e gabit', të gjithë kanë marrë një premtim nga Rama nëse fiton zgjedhjet

Analisti, Ilir Demalia, vlerëson se Rama po luan fort për tëpërfituar çfarë të mundet nga reforma zgjedhore pasi është në dijeni se ështëkonsumuar nga zollumet e pushtetit.

Në një lidhje me skype për Rtv Ora, Demalia thotë se nëfunksion të këtij qëllimi po i shërben edhe opozita parlamentare, që sipas tij nukështë gjë tjetër veçse paterica e Kryeministrit.

Por sipas tij, deputetët opozitarë nuk e bëjnë këtë falas,pasi të gjithë kanë marrë një premtim nga Rama nëse ai fiton zgjedhjetparlamentare të 2021.

Ilir Demalia: Rama po luanfort se e di gjendjen  e tij. Qeverisja etij, korrupsioni, ekonomia, pandemia, tërmeti, abuzimet e pushtetit.Është njëpushet totalisht i diskretituar dhe vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që këtolloj pushtetesh të rrinë akoma në fuqi. Rama po shfrytëzon vakumin e institucioneveshqiptare si gjykatën Kushtetuese, parlamentin ilegjitim. Nuk e di si do ti bëjëndryshimet kushtetuese me një parlament të gjymtuar, ajo që quhet opozitëparlamentare është një patericë e Ramës, është e qartë dhe nga loja që bënë mendryshimet e kodit zgjedhor dhe marrëveshjen e 5 qershorit. Të gjithë kanë marrënjë premtim për nesër nëse Rama do të fitojë, kaq e kanë kërkesën ata, janë sirraqet e gabit, nuk janë opozitë, nuk janë seriozë, janë askushi.Vetëm njënjeri si Rama mund të marrë një iniciativë të tillë.

Sipas Demaliajt, Kryeministri është i vendosur për tëmiratuar me 30 korrik ndryshimet kushtetuese, qoftë edhe në mënyrë të njëanshme.

Ilir Demalia: Duket se doti shkojë deri në fund kësaj rruge.Po bën një përmbysje të gjithë strukturësshtetërore në funksion të tij, as në funksion të partisë. Ka arritur fundin ajoparti që vendoset në shërbim të një njeriu.

Rama ka arritur deri atysa identifikon veten ne Shqipërinë, duhet marrë dhe çuar aty ku çohen njerëzitqë kanë probleme të mëdha psiqike mendore. Këtë e lejon dhe shoqëria jonë, nesërRama nuk do të dalë me 10% të votës, ka kontigjentin e  vet. Prandaj do të ndalojë koalicionetparazgjedhore, ti fusë në një listë dhe nesër të krijojë një manovër qoftë dheme këta deputetët e opozitës.

Pavarësisht kundërshtive, barrikadë nuk do mund të bëhen asndërkombëtarët.

Ilir Demalia: Nuk janë ndërkombëtarëtqë bëjnë ndryshimin por shqiptarët.Marrëveshja e ndryshimit të kodit zgjedhor ubë si reformë në drejtësi, një lëmsh. Me këto ndryshime që po bën Rama e rrëzoimarrëveshjen e 5 qershorit.

Por a ka garanci opozita që të hyjë në zgjedhje në këtësituatë?

Ilir Demalia: Opozita nukka asnjë garanci dhe nuk e di çfarë qëndrimi do të mbajë.Nuk do të hyjë në zgjedhjeapo do të hyjë në zgjedhje dhe do t'ja marrë Rama dhe do të ankimojnë. Gjëndja ështëshumë e nderë. Nuk jam nga ata që shpresoj që nesër ardhja e opozitës do tëkrijojë mrekulli shqiptare të demokracisë. Jemi një popull i papërgatitur. Rrotacionime këtë klasë politike nuk zgjidh gjë.

Intervista nëstudion me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Besjana Kuçana