Listat e hapura, sebepi për të ndaluar koalicionet, Mërtiri: Rama kërkon të marrë 10 deputetë qyl në tavolinë
Hapja e listave ka rritur temperaturat e debatit politik.
Sociologu, Ergys Mërtiri, gjykon se kryeministri Rama po e përdorsi shkak për të ndaluar koalicionet parazgjedhore, si shpresa e vetme që mundti sigurojë mbijetesën në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Me shembuj konkret, Mërtiri tregon sesi Kryesocialisti potenton të marrë 10 deputetë qyl në tavolinë.
Mërtiri: Ndryshimet kushtetuese që kërkon të bëjë dhetransformimi i kodit elektoral duke përdorur listat e hapura si shkak për të penguarkoalicionet është e vetmja mënyrë që Rama të mbajë shpresë te mbijetesa e tij nëzgjedhje. Bëhet qesharak jo më kot në sytë e publikut, kërkon të fitojë diçkase është në humbje.Atij i duhet se s'bën që të eleminojë koalicionet. Që tashpjegoj, sot kemi 12 qarqe dhe në çdo qark opozia e bashkuar arrin të këmbejëvota, kështu opozita mund të përfitojë nga një mandat për qark ndoshta. Është vërtetëpër të vënë kunjën se Rama po kërkon të ndryshojë në mënyrë të njëashmeKushtetutën dhe kodin zgjedhor për të bërë ndryshime që i japin atij në tavolinë10 deputetë qyl, falas.
Për Rtv Ora, Mërtiri thotë se kanalizimi i debatit të listaveështë për të shmangur vëmendjen nga thelbi i problemit.
Mërtiri: I gjithëdebati për hapjen e listave është një debat kot.Qëllimi është te koalicionet, tëdyja palët aty e kanë hallin. Rama do të përfitojë 10 deputetë qyl, ndërsa Bashakërkon ta pengojë Ramën nga ky akt.
Sa i takon propozimit të Ramës për hapjen e pjesshme tëlistave, Mërtiri thotë se vetëm lista të hapura nuk janë.
Mërtiri: Propozimiqë bën Rama për hapjen e 2/3 të listave është nul, nuk sjell asgjë, as e hapurnuk është.Nëse në një zonë elektorale PS kap 40% të votave dhe në atë zonë mundtë ketë 9 mandate në total.Po themi kap 4 mandate.3 i cakton Rama dhe vetëm 1do të vijë nga vota e qytetarëve. Nëse Rama humbet zgjedhjet atëherë ai nuk dotë nxjerrë dot as 1/4 e grupit të vetë parlamentar. E gjitha është një mashtrim.
E ndërsa seanca e të enjtes është afër dhe mazhoranca duketse i ka votat për të kaluar ndryshimet kushtetuese, Mërtiri thotë se miratimi injëanshëm do të ishte një "grusht shteti".
Mërtiri: Nuk e diçfarë do të ndodhë por nëse këto ndryshime kushtetuese do të kalojnë dukeeleminuar koalicionet ky për mua është një "grusht shteti", është njëlajm alarmues për demokracinë.
Intervista në studion me gazetaren Besmira Pelushaj, përgatiti për online Besjana Kuçana