Kurbini si 'gërmadhë', prishen pallatet e dëmtuara nga tërmeti por nuk hiqen inertet

Në Bashkinë e Kurbinit vijon puna për shembjen eobjekteve të dëmtuara nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019. Gjatë kësaj javefadromat e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit e kanëpërqëndruar punen në lagjen nr.4, duke rrafshuar pallatet e shpallura tëpabanueshëm.

Por aksioni për prishjen e objekteve nuk ështëshoqëruar me largimin e inerteve. Pirgje të mëdha mbetjesh kanë mbuluar qytetine Laçit, duke sjell një pamje aspak normale.

Ende nuk dihet kur do të nisë puna për largimin einerteve, ndërsa që aksioni i prishjeve do të vijojë edhe për disa ditë. Bashkiae Kurbinit është një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit2019-të, duke lënë të pastrehë qindra familje.

Ndërkohë puna për rindërtimin ende nuk ka nisur,pavarësisht premtimeve të qeverisë së lagjia e re në Laç do të jetë gati brendanjë kohe të shpejtë.