Vrau 53-vjeçarin italian, gjykata liron shqiptaren: Tentoi ta përdhunonte, u vetëmbrojt

Drejtësia italiane liroi nga arrestishtëpiak 25 vjeçaren shqiptare, Aurela Perhati e akuzuar për vrasje në Italipasi thonë se ajo e bëri për vetëmbrojtje.

Sipas asaj që shkruajnë medietitaliane, shqiptarja e kreu vrasjen për të shpëtuar nga përdhunimi pavarësishtse qëllimi i saj nuk ishte ta vriste italianin.

Aurela Perhati banon në komunën eOvadas në provincën e Alessandrias. Në janar të këtijviti ajo u arrestua për vrasjen e një 53-vjeçari italian, Massimo Garitta,ngjarje e ndodhur më datë 31 dhjeto 2019.

25 vjeçarja u larguamenjëherë nga vendngjarja por nuk mundi t’i shpëtonte autoriteteve italiane.

Policia pasi gjetitrupin e pajetë të viktimës ngriti dyshime për vrasje pas gjurmëve të lëna ngaPerhati në xhupin e viktimës.

Pasi u dërgua në rajon,Aurela Perhati rrëfeu para policisë versionin e saj të ngjarjes duke thënë senuk e njihte më parë Massimo Garrittan dhe se rreth orës 18:45 të 31dhjetorit ka pranuar ta shoqërojë me makinë.

Sipas Aurela Perhatit, víktima ështëpërpjekur ta përdhunojë duke e detyruar të zbresë nga automjeti në një zonë tëizoluar.

Ajo ka mundur të largohet e gjatëmanovrës me makinë e ka aksidentuar. 

“Mendova se vetëme kam prekur me makinë e jo aksidentuar deri në vdekje”, ka deklaruar ajo.

Për mediat lokale italiane avokati isaj mbrojtës është shprehur se “nuk ka qenë vrasje e qëllimshme dhe eparamenduar. Ka qenë një rast tragjik e i pafat”.