Meta rideklarohet pro listave të hapura 100%: Populli duhet të zgjedhë në të ardhmen Presidentin

Presidenti, Ilir Meta, ripërsërit qëndrimin e tij se listate hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhellogaridhënies në vend.

Në një postim në facebook, Meta nënvizon se populli do tëzgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët nëkartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.

Bashkë me deputetët, shton Meta, populli duhet të zgjedhëdrejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.

Presidenti vlerëson se është koha që shqiptarët të zgjedhindhe të flasin vetë.

"Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit" thotë Meta duke iu përgjigjur kështu edhe kryeministrit Rama që deklaron se i vetmi institucion që përfaqëson sovranitetin e popullit është  Kuvendi.