Aksident në aksin Fier-Levan, autobusi i transportit publik përplaset me 'Peugeot'

Një autobus i transportit publik dhe një automjet tip 'Peugeot'janë përplasur në aksin rrugor Fier- Levan. Mësohet se në automjetin tip 'Peugeot'udhëtonin 3 persona por fatmirësisht nuk ka përsona të lënduar.

Autobusi i transportit publik ka pasur dëme të voglamateriale e ndërkohë nga ana tjetër automjeti ka pësuar dëme të shumtamateriale në pjesën e përparme të cilat janë shpërndarë në rrugë.

Për shkak të aksidentin për rreth 30 min u krijuatranfik i rënduar te automjeteve të drejtuara për ne jug të vendit apo edheatyre të shkonin për në Fier. Forcat e policisë që kanë mbërritur nëvendngjarje kanë bërë të munduar lehtësimin e trafikut.

Kthesa e Levanit njihet si  një ndër aksent më problematike. Shpejtësia  dhe mungesa e fushë pamjes për drejtuesit eautomjeteve ka bërë që të shënohen një numër i lartë i aksidenteve edhe mepasoja të rënda. 

Këtë fakt e tregojnë edhe lapidarët e ngritur përgjatë këtij aksi nacional. Edhe pse hapja e bypassit ka lehtësuar ndjeshëm qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Fier-Levan , vazhdojnë të shënohen një numër i lartë aksidentesh .

https://youtu.be/60cZew5SWvw