Lista të hapura pa prekur koalicionet, Bylykbashi zbardh prapaskenat: Gjiknuri përdridhej pa përgjigje, qartazi "JO" e fshehur

Ish-deputeti dhe përfaqësuesi i PD-së në KëshillinPolitik, Oerd Bylykbashi, thotë se hapja e listave është një risi e madhe përpolitikën shqiptare dhe që në plan afatgjatë do të shfaqë anët pozitive dhenegative të saj.

Bylykbashi: Hapja elistave është një risi e madhe për politikën shqiptare, do të ketë një impaktafatgjatë në mënyrë si performon sistemi zgjedhor, por do të ketë edheproblemet e veta.Opozita është e gatshme për hapjen 100% të listave jo 2/3 siPS.

Për Ora News, ai thotë se opozita e bashkuar mbetet e palëkundurnë qëndrimin e saj për të mos prekur formulën e koalicioneve parazgjedhore dheshpërndarjes së mandateve.

Bylykbashi: Mepropozimin tonë themi hapim 100% listat me një kusht të rëndësishëm,mosndryshimin e formulës së koalicioneve dhe shpërndarjes së mandateve. Rama upërpoq gjithë këto ditë të stigmantizonte koalicionet. Si listat dhekoalicionet veprojnë së bashku brenda një sistemi. Argumenti se fleta e votimitbëhet çarçaf nuk qëndron.Në fletën që kemi paraqitur është shumë e thjeshtë,vihet kryqi te partia dhe më pas te kandidatët.

Por ndërsa për fletën e votimit opozita jep garanci se nuk dotë jetë çarçak siç thotë Rama, listat e hapura padyshim do të ndërlikojnëprocesin e numërimit.

Bylykbashi: Një hapjekaq e madhe është e pamundur të mos vijë me komplikime. Jep më shumë demokraci,por demokracia ka disa kosto më tepër. Do të ketë më shumë kohë për numërim, mundtë ketë vështirësi në përllogaritjen e votave të kandidatëve, mund të ketëkontestime më tepër.Një nga problemet kryesore që ka hapja e listave, jo nëShqipëri por edhe në Suedi, është gara negative që bëjnë kandidatët e të njëjtësparti brenda partisë.

Do të naduhet të rishkruajmë 40% të kodit zgjedhor, kjo është arsyeja se pse propozimete zotit Rama prishnin marrëveshjen e 5 qershorit. Por nëse kjo është dakordësia,do të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje teknike. Ajo që thotë Rama listat e hapuradhe koalicionet nuk qëndrojnë, është e pavërtetë.

Duke folur për mbledhjen e një dite më parë të KëshillitPolitik, Bylykbashi thotë se për 2 orë nuk morën dot një përgjigje ngamazhoranca për propozimin e tyre.

Bylykbashi: Për dy orëmbledhje ne kërkuam një gjë të qartë: Jemi gati të hapim listat 100%koalicionet, kushti është mos prekni koalicionet dhe formulën e shpërndarjes sëmandateve. Po apo jo? Kjo ka qenë pyetja për dy orë. Përfaqësuesi i mazhorancëspërdridhej dhe nuk jepte dot një përgjigje. Ishte qartazi një jo e fshehur.Edhe në deklaratën e fundit ne këtë kemi kërkuar.

Nëse vullneti politik është për hapjen e listave dhe mosprekjene koalicioneve, detyra sipas Bylykbashit është shumë e thjeshtë.

Bylykbashi: Do tëhiqet çdo formulim që prek koaliconet në amendamentet kushtetuese dhe do tëthuhet që listat janë të hapura apo do të bihet dakord që këtë ta implementojmënë kodin zgjedhor, nuk ka rëndësi. Ata u përpoqen të hedhin dhe tezën kush do tëmbledhë firmat, është detyrë e tyre. Presim një përgjigje nga mazhoranca, nukkemi përgjigje deri tani. 30 korriku është një datë e vetëvendosur nga PS. Përtë qenë vonë jemi vonë.Ka shumë punë për kodin zgjedhor edhe pas 30 korrikut.Rama do tu ndryshojë rregullat kundërshtarëve të vet pak para zgjedhjeve siç doai, në mënyë të njënashme. Kjo është e papranueshme dhe për këtë arsye ndërkombëtarëtthonë bëjeni me konsensus. Nuk mund të pranojmë ne që vota e shqiptarëve qëhidhet për parti të vogla se Rama do të vërë pragje që i përjashtojnë këtoparti të vogla nga gara, me qindra mijëra vota të hidhen në plehra thjesht seRamës nuk i del llogaria si duhet me mandatet.

Intervista në studio me gazetaren MatildaMcini, përgatiti për online Besjana Kuçana