I shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset i moshuari

Një i moshuar mbeti i plagosur në këmbë nga shpërthimi i njëbombule gazi në banesën ku jetonte. Ngjarja ka rreth orës 17:40, në rrugën“Nikoll Keta”.

 "Në banesën e shtetasit Z.K., 80 vjeç, ka plasur një bombël e vogël gazi, për pasojë është dëmtuar në këmbë shtetasi Z.K, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën" njofton policia.

​Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë puna përzbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.