Përleshje në Portland, oficerët federalë përdorin gazin lotsjellës kundër protestuesve
Kundër vullnetit të autoriteteve vendore presidentiamerikan Donald Trump dërgoi në Portland oficerë federalë për të shpërndarëprotestat dhe për të vendosur rregullimin. Oficerët federalë po përdorinmasivisht gazin lotsjellës, ndërsa ndaj tyre ka filluar tani një hetim përpërdorim të tepruar të forcës.
Oficerët federalë përdorën gazin lotsjellës në Portland të Shteteve tëBashkuara kundër protestuesve të Lëvizjes Black Lives Matter gjatë ditës së 56të marshimeve kundër racizmit dhe rritjes së shqetësimeve për dislokimin eoficerëve kufitarë brenda në qytet.
Të vendosur pas një paneli të çeliktë, oficerët filluan hedhjen e gazitlotsjellës ndaj një grupi të vogël protestuesish, shumica e të cilëve mbaninhelmeta në kokë dhe maska në fytyrë, ndezën zjarre në hyrjen e një ndërtese pakpara mesnatës.
Duke pretenduar se po qëlloheshin me plumba dhe lazer, oficerët federalë eshpallën të paligjshëm grumbullimin e protestuesve. Më pas ata u tërhoqën nënjë qoshe tjetër të gjykatës federale dhe filluan përleshjen me protestuesit. Gazetarëtishin lehtësisht të verifikueshëm në turmë.
Forcat e sigurisë kanë përdorur vazhdimisht gazin lotsjellës kundërprotestuesve. Departamenti amerikan i Drejtësisë tha të enjten se do tëfillonte hetimet ndaj përdorimit të tepruar të forcës nga oficerët federalë në Portland,pas një tjetër nate protestash.
Hetimi vjen pas zemërimit popullor në lidhje me dislokimin e oficerëvefederalë të kufirit kundër vullnetit të zyrtarë vendorë. Ndërkohë administratae presidentit Donald Trump njoftoi dërgimin e një tjetër kontingjenti oficerëshnë federalë në Seattle.
Herët të enjten, një gjykatës federal lëshoi një urdhër ndalimi tëpërkohshëm ndaj oficerëve federalë të akuzuar për dhunë ndaj gazetarëve dhevëzhguesve të të drejtave të njeriut.