Panik në avionin iranian, avionët luftarakë amerikanë i vërsulen në qiell mbi Siri, pasagjerë të mbuluar në gjak
Një aeroplan iranian u detyrua të ulej me hundëpasi iu vërsulën avionët luftarakë amerikanë. Ngjarja ndodhi mbi qiellin Sirinëduke lënë pasagjerë të mbuluar me gjak, bëjnë më dije mediat në Iran.
Piloti tha se ai duhej të bënte disa spiralepër të shmangur përplasjen me avionët amerikanë, duke shkaktuar ulërimaterrorit në fluturim.
Pamjet tronditëse nga brenda aeroplanit tëpasagjerëve tregojnë se një person u rrëzua në dysheme dhe një tjetër u gjakosnë fytyrë pasi avioni u "ngacmua" nga avionët luftarakë amerikanë,pohon TV Irani.
Në pamjet e publikuara, një avion luftarak mundtë shihet duke fluturuar tej dritares.
Shumë shpejt skena kthehet në një kaos tmerriku udhëtarët në bord mund të dëgjohen duke bërtitur.
Agjencia shtetërore e Iranit e lajmeve IRIBfillimisht tha se ishte një avion izraelit i vetëm që kishte ardhur afëraeroplanit, por më vonë cituan pilotin të thoshte se ishin dy avionë që eidentifikuan veten si amerikanë.
Piloti i avionit të pasagjerëve kontaktoipilotët e avionëve për t'i paralajmëruar ata të mbanin një distancë të sigurtdhe ata e identifikuan veten si amerikan.
Avioni iranian, që i përkiste Mahan Air, poshkonte nga Teherani në Beirut dhe zbarkoi në Beirut.
Kapit Billi i Marinës amerikane, një zëdhënësi Komandës Qendrore, konfirmoi që një aeroplan luftarak F-15 i SH.B.A.-së kreunjë inspektim vizual standard të një aeroplan udhëtimi Mahan Air.
Por ai tha që avioni qëndroi në një distancëtë sigurt prej afro 3 280 këmbë ose rreth 1.1 km.
Kjo bie në kundërshtim me raportin e TV iranian që avionët luftarakë erdhën brenda 100 metrash të aeroplanit iranian.
Avionët në lartësinë në të cilën po fluturonin supozohet të mbajnë një distancë prej të paktën 700 metrash për të siguruar që ata të mos godasin njëri-tjetrin.
Disa pasagjerë u plagosën pas incidentit, sipas raportit iranian.


