Covid-19 në Itali: Karantinë 14-ditore për qytetarët e Rumanisë e Bullgarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2020, 18:17
Italia ka shtuar në listën e vendeve të pasigurta ngaana epidemiologjike, dy vendet ballkanike, Rumaninë dhe Bullgarinë.
Me një urdhër të firmosur nga ministri i ShëndetësisëRoberto Speranza, Italia ka vendosur që të gjithë personat që gjatë 14 ditëve tëfundit kanë udhëtuar apo kanë kaluar tranzit në Rumani dhe Bullgari, duhet të qëndrojnë14 ditë të karantinuar nëse hyjnë në territorin italian.
Kjo masë vazhdon të jetë në fuqi për vendet jashtë zonësSchengen.
"Virusi vazhdon të qarkullojë dhe duhet akoma kujdes ndaj tij", deklaroi kreu i shëndetësisë italiane.
Deri më tani në Itali janë shënuar 35,097 viktima ngaCovid-19 dhe janë regjistruar 245,590 të infektuar.