"Një stilist, një avokat dhe një biznesmen"në krye të trafikut të kokainës me xhiro 45 mln në vit

Një trafikme vlerë 45 milionë euro në vit e pako me dhjetra e qindra kilogramë kokainë tëtrafikuara nga Amerika e Jugut, të hedhura në ujërat italiane e të pajisuara meinstrumente gjeolokalizuese për t'i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore tëportit. 

Një stilist, një avokat dhe një biznesmen, janë tre mafiozët italianë të mafias kalabreze "Ndrangheta" të arrestuar në Amerikën e Jugut gjatë operacionit të koduar "Magma 2007".

Giovanni Di Pietro

Klani mafiozitalian kishte bazën në Buenos Aires e trafikonte drejt Italisë sasi të mëdhakokaine.

Kokainaimportohej me kontenier në anije të mëdha e para se të mbërrinte në portinkalabrez Gioia Tauro hidhej në det, pikërisht në atë pikë gjeografike e njohursi maja e çizmes në hartën e Italisë.

Kokaina e hedhur në det pajisej me instrument GPS për gjeolokalizimi e saj në det e lidhur apo e varur nën ujë.

Vendodhja e saj ishte zakonish rreth 20 milja larg portit Gioia Tauro. Më pas droga tërhiqejme barka të vogla peshkimi e transportohej në zona të sigurta në Kalabri.

Ky grup kriminal kishte aftësinë të kryentë një trafik kokaine me vlerë 45 milionë euro në vit, i organizuar në një rrjet kriminal që kishte ndotur ekonominë e 30 vendeve të botës.

Fabio Pompetti

Giovanni diPietro me profesion avokat ishte ndërlidhësi mes bosave të Ndranghetasitaliane e furnizuesve të drogës në Amerikën e Jugut.

Hetimet kanëzbardhur se është përfshirë dhe në rrëmbimin më 1978 të djalit të njëidrustrialsiti të njohur italian, i cili u torturua për 21 ditë e më pas uekzekutua.

Fernando Sarago me profesionin stilist i lindur në Romë ishte mesazheri i Ndranghetas kalabreze në Amerikën e Jugut.

Fernando Sarago

Hetimet zbardhën se bosat kalabrezë mbështeteshin tek ai për transportimin e dokumentave sekrete apo për aktivitete të ndryshme operative. Është stilist e punët e tij shiten në portale të ndryshme mode.

Fabio Pompetti

FabioPompetti argjentinas me nënshtetësi italiane është me profesion avokat e kafavorizuar këtë rrjet kriminal duke e përjashtuar nga kontrollet e riciklimit ekontrollet doganore. Konsiderohet zëdhënësi i furnizuesve amerikano-jugor për Ndranghetan.