Zbulojnë thesarin e groposur në mur plot 15 milionë euro, 28 kuti me 20 dhe 500 euroshe
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2020, 20:10
Plot 15 milionë euro cash ishin fshehur në një zgavër që ishte hapur në murin e një apartamenti në Milano.
Ishte thesari i narkotrafikantëve që u zbulua në kuadër të një operacioni sekuestrimi nga Drejtoria e antimafias.
Prokurorët besojnë se organizata është pjesë ne një trafiku ndërkombëtar hashashi në të gjithë veriun e Italisë.
Kartëmonedhat ishinsistemuar në 28 kuti, me prerje 500 euro dhe 20 euro.
Plot 167 mijë euro të tjera u gjetën në një kasafortë brenda një garazhi
