Rihapet xhamia e Shën Sofisë, pas 86 vjetësh lutjet mbahen në objektin e ish-muzeut, dikur kishë
Me mijëra besimtarë myslimanë në Turqi i kryenlutjet e xhumasë në objektin e ish-muzeut të Shën Sofisë, të kthyer në xhami.
Presidenti Erdogan i cili mori pjesë nëceremoni është zotuar se do ta mbajë objektin të hapur për turistët.
Ndërsa vendimi për ta kthyer shndërruar muzeunnë xhami përmes një dekreti presidencial, është dënuar ndërkombëtarisht.
Për herë të parë pas 86-vjetësh, me mijërabesimtarë myslimanë në Turqi kryen lutjet e së premtes në objektin e ish-muzeuttë Shën Sofisë, që u kthye në xhamitë përmes një dekreti presidencial.
Presidenti Tajip Erdogan u bashkua me mijëraadhurues, i shoqëruar edhe nga një pjesë e ministrave të kabinetit.
Duke mbajtur maska të bardha si masa paraprakendaj COVID-19 ata u gjunjëzua në qilima blu gjatë ceremonisë që iu riktheubesimtarëve myslimanë strukturën antike.
Mozaikët e krishterë bizantinë, brendandërtesës u mbuluan me perde në kohën e lutjes.
Gjatë sundimit të tij 17-vjeçar, Erdogan kambrojtur Islamin dhe tolerancën fetare dhe ka mbështetur përpjekjet për tërivendosur statusin e xhamisë të Shën Sofisë.
Ai tha se myslimanët duhet të jenë në gjendjetë luten përsëri atje. Konvertimi shkaktoi kritikë të ashpër nga udhëheqësit ekishave, të cilët thanë se ndryshimi rrezikonte të thellonte përçarjet fetare.
Por presidenti ka premtuar se objekti do tëmbetet i hapur për vizitorët dhe veprat e artit të krishterë janë të mbrojtura.
E ndërtuar nga bizantinët si një kishë, ShënSofia apo siç njihet në Turqi AjaSofia, u kthye në një xhami pas çlirimitotoman të Kostandinopojës më 1453. Më vonë, pas shpalljes së Republikës Turke,u kthye në një muze përmes një dekreti të vitit 1934 të nënshkruar ngathemeluesi i republikës moderne turke, Mustafa Kemal Ataturk.
Monumenti është një nga atraksionet më tënjohura turistike të Turqisë, me 3.7 milionë vizitorë në vitin 2019.