Gjiknuri tregon pse duhet ti besojë PD: Çështja e koalicioneve do adresohet në kodin zgjedhor
Partia Socialiste e cilëson pozitive ndryshimin e qëndrimittë opozitës së bashkuar për ndryshimet kushtetuese.
Por palët duket se kanë mbetur në qëndrimet që ishinlidhur me koalicionet parazgjedhore, ku socialistët kërkojnë riformatimin etyre, ndërsa opozita kërkon ruajtjen e formulës aktuale.
Damian Gjiknuri duke folur pas mbledhjes së Këshillit Politiktha se të gjitha këto çështjet mund të adresohen në kodin zgjedhor.
Me rëndësi sipas tij është që opozita është pro hapjes sëlistave.
Damian Gjiknuri: Ndryshimet kushtetuese që po shqyrtohen në Kuvend janë gjetur me vendedhe nga opozita jashtëparlamentare. Sepse në dokumentin e tyre politik tësjellë sot në këshillin politik ata mbështesin hapjen e listave të kandidatëvedhe amendimet e sotme kushtetuese nuk e pengojnë atë që kërkon opozita ebashkuar jashtëparlamentare dhe që mundëson hapjen e listave dhe që ja delegonkodit zgjedhor këtë për ta rregulluar. Së dyti ka rëndësi që PD dhe opozita edrejtuar prej saj u kthye në tavolinën enegociatave fatkeqësisht duke humbur kohë. Kanë mbi një muaj që kundërshtojnënjë iniciativë që tashmë po e përshëdesin.
Fatkeqësisht kohanuk mund të ndalojë sa herë ata janë kundër dhe të rifillojë kur PD i kthehetmendja por e rëndësishme është që ndryshimet që kanë ndodhur në amendimetfillestare të paraqitura adresojnë dhe shqetësimet e opozitës të cilat idelegon kodi zgjedhor. Mundësojnë hapjen e listës dhe çështja e koalicioneve, mënyrënsi do grupohen partitë në koalicione le të zgjedhin modelet perëndimore të cilatkanë përshtatur hapjen e listave dhe njëkohësisht lejojnë aleancat. Këto do tërregullohen në kodin zgjedhor, kodi zgjedhor i ka mundësitë dhe ne jemi tëgatshëm ti detajojmë të gjitha këto rregulla që të kemi një administrim sa më tëthjeshtë dhe të qartë të zgjedhjeve. Hapja e listave ka sfida të mëdha administrative,duhet shumë kujdes në mënyrën si formohen koalicionet dhe gjitha aspektet qëvetëm kodi zgjedhor do të mund ti rregullojë.
Gjiknuri thotë se opozita duhet të marrë modelet përkoalicionet te vendet që i kanë listat e hapura.
Damian Gjiknuri: Le të gjejë modele të vendeve që kanë lista të hapura proporcionalrajonal në mënyrën që kemi ne dhe që kanë koalicione të tilla zgjedhore. Deritani nuk kemi gjetur. Le të marrin modele të vendeve që i kanë, ti implementojnëdhe jemi të gatshëm ti gjejmë modelin më të përshtatshëm.
Ndaj ai insiston se shqetësimet politike duhet tëadresohen në kodin zgjedhor.
Damian Gjiknuri: Risia më e madhe endryshimeve kushtetuese është hapja e listave. Edhe unë kam pasur skepticizmintim por në fund triumfon vullneti i shumicës. Shqetësimet politike duhet tëadresohen në kodin zgjedhor.Ata thotë duam garanci që do të jetë kështu. Nuk kagaranci që do të jetë kështu, garancia më e madhe është që çdo palë është ebarabartë në këtë proces. Momentin që të miratojmë ndryshimet kushtetuese hajdetë ulemi ti zbërthejmë. Prandaj është kodi zgjedhor që të adresojmë me qetësi tëgjitha shqetësimet.Kontributi i opozitës në këtë proces do ta bëjë më tëbesueshëm.
I pyetur se pse duhet ti besojë PD socialistëve në avancë,ai dha këtë përgjigje.
Damian Gjiknuri:Sepse PD dhe në marrëveshjen e 5 qershorit realizoi të gjithë kërkesat e saj nëpërmjetnjë procesi konsensual të reformës zgjedhore.