PS sfidon opozitën për hapjen 100% të listave: Gjeni 28 deputetë e paraqiteni në Kuvend
Këshilli Politik i mblodh pasditen e sotme për ndryshimet kushtetuese.
Në mbledhjen që zgjati 2 orë, përfaqësuesit e opozitës së bashkuar shkuan me një propozim konkret ku kërkojnë hapje 100% të listave pa prekur formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.
Por Partia Socialiste nuk ka dhënë mbështetjen për këtë propozim.
Burime të PD-Së nga mbledhja e Këshillit Politik bëjnë të ditur se përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ka kërkuar PD dhe opozitës jashtëparlamentare që të gjejë 28 deputetë për të paraqitur nismën e saj ligjore.
"Amendamenti kushtetues i opozitës parlamentare krijon mundësine për të adresuar të gjitha shqetësimet që ka PD. Amendamenti nuk pengon hapjen 100% te listave por vë një dysheme duke thënë jo më pak se 2/3 e hapur. Edhe çështja e formulimeve për koalicionet edhe për 100% hapje listash është e mundshme të rregullohen në kodin zgjedhor. Nëse doni pastaj të bëni propozime në formë amendamentesh kushtetuese duhet ndjekur rruga parlamentare me firmat".
Të njëjtat qëndrime palët konfirmuan edhe për mediat pas mbledhjes, ndërsa një pikë tjetër e nxehtë mes tyre mbetet edhe formula e koalicioneve parazgjedhore.
Lexo edhe: Opozita e Bashkuar rikonfirmon qëndrimin e saj: Të hapen listat 100% pa ndryshuar koalicionet
Gjiknuri tregon pse duhet ti besojë PD: Çështja e koalicioneve do adresohet në kodin zgjedhor
Hajdari: Hapja 100% e listave zgjidhja më e mirë për të përmirësuar demokracinë
Propozimi për hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë tëpjesshme, siç propozon PS dhe deputetët e tjerë në parlament, u bë nga kryetarii PD, Lulzim Basha, dhe u mbështet nga opozita e bashkuar.