Meta, Ramës: Nëse do vij në Këshillin Politik por më fto zyrtarisht, jo me postime në Twitter
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, PresidentiIlir Meta tha se është gati që të shkojë dhe të japë mendimin e tij nëKëshillin Politik, por me ftesë zyrtare, jo nëpërmjet rrjetit social Twitter, referuarftesës së kryeminstrit Edi Rama.
Ilir Meta: "Nuk është çështje e presidentit të merret me çështje konkrete, aq më tepër me çështjet e Këshillit Politik. Ashtu sikurse mund t'ju them se nuk ftohet presidenti në Këshillin Politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara si ky Twitteri këtu.
Presidentin, nëse dikush ka dëshirë të dijë mendimin apo kërkon bashkëpunim për një çështje të rëndësishme, e fton zyrtarisht sikurse presidenti vjet e ftoi zyrtarisht kryeministrin për të gjetur një dakordësi, për zgjedhjet vendore.
Nëse të gjithë anëtarët e Këshillit Polittik kanë dëshirë, padyshim që presidenti është i gatshëm të shkojë dhe të japë mendimin e tij qoftë edhe përpara partnerëve ndërkombëtarë, me interesin më të mirë të këtij procesi. Por këto lloj ftesash LB, IM dhe OP, edhe Haxhi Qamilit do i vinte turp.''