Meta përshëndet propozimin e opozitës për hapjen 100% të listave: Deputetët pronë e qytetarëve, jo zara të kryetarëve

Presidenti i Republikës Ilir Meta, përshëndeti propozimin e kryetarit të PD Lulzim Basha dhe Opozitës së Bashkuar, për hapjen 100% të listave të kandidatëve për deputetë.

Në një prononcim nga ''Sheshi Skëndërbej'', Meta iu përgjigj pyetjes së gazetarit të ''Ora News" lidhur me këtë propozim, se deputetë e ardhshëm duhet të jenë pronë e qytetarëve, dhe jo zara të kryetarëve.

Ilir Meta: ''Nuk e besoj që të jetë refuzuar një propozim i tillë nga kreyministri Rama. Përshëndes këtë akt të përgjegjshëm dhe historik të kryetarit të PD dhe Opozitës së Bashkuar, për të dhënë dakordësinë e tij për hapjen 100% të listave, në mënyrë që dep[utetët e ardhshëm të jenë pronë e qytetarëve të Shqipërisë dhe jo zara të kryetarëve të partisë, që ngrejnë kartonin duke dhunuar kushtetutën.

Mbas mbledhjes me aleatët, kryedemokrati Basha tha se Opozita e Bashkuar propozon hapjen 100% të listave të kandidatë për deputetë, por me kusht që koalicionet parazgjedhore të mos ndryshojnë.