Obelisku i Bilal Xhaferrit në Sarandë, e motra denoncon: Bashkia do të heqë tabelën e vitit 1995

Motra e Bilal Xhaferri denoncon se një zyrtar i Bashkisë së Sarandës i bën presion për një ndërhyrje në obeliskun kushtuar shkrimtarit në shëtitoren e qytetit. Ajo thotë se kërkohet të hiqet mbishkrimi "Këtu prehen eshtrat e shkrimtarit disident, Bilal Xhaferri sjellë nga SHBA më 6 Maj 1995", por pa i dhënë sqarime për arsyen.

Vetëm një muaj pas vendosjes së këtij obelisku kushtuar shkrimtarit Bilal Xhaferri, e motra denoncon bashkinë e Sarandës për një tentativë ndërhyrje mbi momument.

Antika Hoxha,pretendon se shefi i kabinetit në Bashkinë Sarandë i kërkon me ngulm të heqëmbishkrimin ku thuhet: "Këtu prehen eshtrat e shkrimtarit disident, BilalXhaferri sjellë nga SHBA më 06 Maj 1995".

"Thoma Nika ka më bërë presiondisa herë, është shefi i kabinetit të bashkisë".

Ajo thotë senuk ka marrë asnjë shpjegim tjetër veçse i ka thënë se ky mbishkrim është i papërshtatshëm.

"Nuk shkon tha. Nuk e kuptojdot."

E motra eshkrimtarit thotë se nuk arrin të kuptojë çfarë fshihet pas kësaj situatë, përtë cilën bashkia Sarandë nuk ka asnjë reagim.

"Pse tani ndodhi kjo, kujt i kalindur ideja? Punimet i ka bërë bashkia."

Shkrimtari ipërndjekur nga diktatura u arratis nga Shqipëria në vitin 1969 dhe ndërroi jetënë SHBA në vitin 1986.

Ai ështëdekoruar me medaljen " Martir i Demokracisë" dhe "Nderi iKombit"nga presidentët Sali Berisha dhe Bamir Topi.