Meta: Ndryshimet e njëanshme të kushtetutës të papranueshme, përpjekje për të asgjesuar demokracinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Korrik 2020, 19:39
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, presidentiIlir Meta tha se çdo prekje e njëanshme e kushtetutës nga një parlament ilegjitim,është e papranueshme.
Meta e cilësoi si një përpjekje për të asgjesuar shtetine së drejtës, demokracinë dhe të ardhmen europiane të vendit.
Ilir Meta: ''Unë jam i qartë dhe kam sqaruar se çdo prekje e njëanshme e kushtetutës, nga një parlament, jo kushtetues, e dini që janë 122 deputetë formalisht. 82 prej tyre janë legjitimë, dhe është tërësisht e papranueshme. Është një përpjekje për të asgjesuar shtetin e së drejtës, demokracinë, dhe të ardhmen europiane e Shqipërisë, e do të marrë përgjigjen e duhur nëse dikush ka kaluar në një situatë jashtë realitetit, padyshim që do të vijë në realitet shumë shpejt.''