Meta tregon rolin që do ketë në zgjedhje: Shumë akte dhe disa task forca

Gjatë konferencës së tij të përjavshme me gazetarët, presidenti Ilir Meta u shpreh se roli i tij në zgjedhjet e ardhshme parlamentare është i rëndësishëm, veçanërisht kur ka shumë kushte nga ndërkombëtarët për çeljen e negociatave.

Sipas tij, është e rëndësishme që kreu i shetit të parandalojë keqpëedorimin e institucioneve të shtetit.

Presidenti tha se roli i do të jetë si asnjëherë më parë, sepse presioni ndërkombëtar është i jashtëzakonshëm për garantimin e standardeve më të mira në këto zgjedhje.

Meta tdeklaroi gjithashtu se do të ketë shumë akte dhe disa task forca që do të kontribuojnë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Pyetje: ''Cili do të jetë roli i Presidentit të Republikës në zgjedhjet e ardhshme?''

Ilir Meta: ''Roli i presidentit është mjaft i rëndësishëm, veçanërisht në këtë situatë e cila ka të bëjë me interes kaq të madh publik, mbarë kombëtar, për të cilin ekzistojnë shumë kushte nga partnerët ndërkombëtarë, të cilat janë të domosdoshme për të çelur negociatat me Bashkimin Europian. Duke qenë se për pak muaj do të shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve, është e rëndësishme që presidenti të marrë të gjitha masat kushtetuese, ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrë transparente, për të parandaluar keqpërdorimin e institucioneve të shtetit, në mënyrë të veçanta atyre të pavarura, dhe atyre që u përkasin sigurisë kombëtare, në favor të kujtdo.''

''Do ketë shumë akte në këtë drejtim që do jenë shumë transparente, dhe do ketë disa task forca që do të kontribuojnë për mbarëvajten e zgjedhjeve të ardhshme. Pra roli i presidentit do jetë si asnjëherë më parë sepse kushtet dhe presioni ndërkombëtar është i jashtëzakonshëm për garantimin e standardeve më të mira në këto zgjedhje.''