Lista 100% të hapura pa prekur koalicionet, Ora News zbardh qëndrimin e Opozitës së Bashkuar

Ora News ka zbardhur qëndrimin e Opozitës së Bashkuar lidhur me ndryshimet kushtetuese që kërkon të miratojë mazhoranca dhe opozita parlamentare me 30 korrik.

Kështu opozita e bashkuar kërkon hapjen e plotë dhe jo të pjesshme të listave me kushtin që të mbetet e pandryshuar formula  ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.

Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik.

Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar kërkon që në procesin e dakordësimit të mekanizimit për hapjen 100 % të listave të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR.

Qëndrimi i Koalicionit të Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik

24 korrik 2020

1. Propozimi i PS për ndryshime të njëanshme të Kushtetutës të cilat lidhen me zgjedhjet dhunon Marrëveshjen Politike të 5 Qershorit. Këto ndryshime kushtetutese në veçanti zhbëjnë disa nene të Marrëveshjes së 5 Qershorit, përmes të cilave jo vetëm ruhen koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor, por edhe çdo parti brenda koalicionit vazhdon të ruajë të drejtën dhe mundësinë të konkurojë me listat e veta të veçanta. Ndryshimi i njënanshëm i PS, prek jo vetëm elementë të qenësishëm të sistemit që kanë impakt të drejtpërdrejtë tek rezultati, por gjithashtu prek të gjithë procesin e administrimit zgjedhor.

2. Propozimi i njëanshëm i PS ndryshon elementët bazë të sistemit zgjedhor:

a) Dukehequr koalicionet parazgjedhore si subjekt zgjedhor dhe duke ndryshuar përrrjedhojë formulën e ndarjes së mandateve;

b) Dukendryshuar konceptin e ndarjes administrative të zonave zgjedhore dheorganizimit elektoral;

c) Dukekrijuar mundësinë për ndryshimin e pragut elektoral; dhe

d) Dukefutur elementë të rinj në hartimin e listave dhe procesin e votimit.

 Tëgjithë këto elementë janë përcaktues në rezultatin e zgjedhjeve.

3. Në Kodin e Praktikave të Mira Zgjedhore, që është standardi i vetëm i gjithëpranuar për zgjedhje demokratike në vendet e Këshillit të Europës, thuhet shprehimisht se: “Qëndrueshmeria e ligjit ka rëndësi kritike për besueshmërinë e proçesit zgjedhor, i cili është me rëndësi jetike për konsolidimin e demokracisë. Praktikisht nuk ka shumë nevojë për mbrojtjen e parimeve bazë (ka pak të ngjarë që të ketë diskutime për to), por qëndrueshmeria e disa rregullave specifike të ligjit elektoral, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me vetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apo pa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve, duhet të tregohet kujdes jo vetëm për shmangien e manipulimeve në favor te partisë në pushtet, por edhe çdo perceptim, sado i vogël, për manipulim. Problemi nuk konsiston në ndryshimin e sistemeve zgjedhore – ato gjithmonë mund të ndryshojnë duke u përmirësuar – por rishikimi i tyre i shpeshtë ose përpara (brenda një viti) zgjedhjeve. Edhe sikur qëllimi të mos jetë manipulimi, përsëri do të duket sikur ndryshimet jane diktuar nga interesat konjukturale politike......Një zgjidhje tjetër më fleksibël do të ishte të theksohej në Kushtetutë se, nëqoftëse do të ndryshohet ligji elektoral, për zgjedhjet e ardhshme do të aplikohet sistemi i vjetër – të paktën nëqoftëse këto zgjedhje do të zhvillohen brenda vitit të ardhshëm – dhe pas kësaj do të hyjë në fuqi sistemi i ri.”.

4. Në përputhje me këto standarte ndërkombëtare:

a) Nuk mundtë ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që kanë të bëjnë mevetë sistemin elektoral dhe hartimin e kufinjve të zonave zgjedhore, që me apopa të drejtë, konsiderohet si faktor vendimtar për rezultatet e zgjedhjeve;

b) Nuk mundtë ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat që lidhen mekoalicionet parazgjedhore dhe formulën e ndarjes së mandateve, duke u nisur ngainteresat e njërës palë lidhur me konfigurimin politik që është krijuar nëmomentin para zgjedhjeve të rradhës. Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjëlidhje me qëllimin për hapjen e listave;

c) Nuk mundtë ndryshohen 7 apo 8 muaj përpara zgjedhjeve, rregullat për ndarjen e zonavezgjedhore, (koncepti “Rajone” është i papërcaktuar në ligjin në fuqi dhe heqjae referimit tek ndarja aktuale administrative është e papranueshme dhe epakuptimtë). Ky ndryshim i njëanshëm nuk ka asnjë lidhje me qëllimin për hapjene listave.

Hapja elistave nuk përbën asnjë arsye për të ndryshuar formulën ekzistuese tëkoalicioneve parazgjedhore dhe ndarjen e zonave zgjedhore. Koalicionet janë njëmekanizëm ligjor që garanton mundësinë e partive politike për t’u grupuarsëbashku dhe për të ruajtur të padeformuar vullnetin e qytetarëve. Hapja elistave nuk ka asnjë lidhje me formulën e koalicioneve apo mënyrën eshpërndarjes së mandateve brenda koalicioneve, por ka të bëjë vetëm me garënbrenda listës së një partie politike.

5. Opozita e Bashkuar propozon se nëse kalohet në listat e hapura, atëherë të kalohet në një mekanizëm me lista të plota 100 % të hapura, me kusht që të mos bëhet asnjë ndryshim tjetër sa i takon formulës ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore dhe shpërndarjes së mandateve.

PërOpozitën e Bashkuar është e papranueshme që 1/3 fituese e listave të jetë embyllur, ndërsa 2/3 të jenë të hapura, sic propozon PS. Kjo do të thotë nëpraktikë që pjesën dërrmuese fituese ta zgjedhin partitë dhe jo votuesit. Kuështë risia këtu? Pra rreth 100 deputetë të jenë të paracaktuar, dhe vetëm afro40 deputetë të jenë me votë parapëlqyese.

Për mëshumë, kjo do të sillte si efekt që në disa zona me numër të vogël mandatesh,si p.sh. Dibra, Kukësi, Gjirokastra, Berati, etj, vota parapëlqyese eqytetarëve të mos ketë asnjëfarë vlere, ndërsa në disa zona të tjera votaparapëlqyese e qytetarëve të ketë vlerë të kufizuar. Në vetvete kjo krijonpabarazi mes votuesve, disa kanë të drejtë të ndikojnë në përzgjedhje, ndërsadisa të tjerë të mos ndikojnë në përzgjedhje. Disa kandidatë janë të zgjedhurautomatikisht, ndërsa disa të tjerë në sistem preferencial.

6. Në përputhje me Marrëveshjen politike të 14 Janarit, kjo çështje duhet të trajtohet me gjithëpërfshirje në Këshillin Politik. Marrëveshja politike e 14 Janarit detyron palët që: Pika 2, paragrafi 3: “Për çështjet të cilat nuk gjendet dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR, me qëllim gjetjen e një zgjidhje të pranueshme”. Në këtë kuadër, Opozita e Bashkuar kërkon që në procesin e dakordësimit të mekanizimit për hapjen 100 % të listave të përfshihet ekspertiza ndërkombëtare e OSBE-ODIHR.