Meta: Jam kundër diplomatëve që tallen me kushtetutën dhe kompetencat e mia

I pyetur në koferencën e përjavshme me gazetarët nëse vepron me dy standarde, ku nga një anë sulmon ndërkombëtarët dhe më pas i thërret në zyrë, presidenti Meta tha se ai nuk është kundër diplomatëve, por kundër atyre diplomatëve karagjozë që tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në dyshim kompetencat e tij.

Meta tha se është gjithmonë në shërbim të integrimittë vendit dhe plotësimit sa më parë të kushteve.

Ilir Meta: "Unë nuk kam qenë ndonjëherë kundër diplomatëve, se nuk është çështja ime të merrem me diplomatët. Por, sa herë diplomatë karagjozë tallen me Kushtetutën e Shqipërisë dhe vënë në diskutim kompetencat e mia dhe nuk thonë të vërtetën dhe tallen me popullin shqiptar se çfarë i pret në procesin e integrimit europian, është detyrë e presidenti t'i thotë shqiptarëve të vërtetën. Për atë që presidenti ka thënë, e ka konfimuar bundestagu gjerman, Komisioni i Venecias, e ka konfirmuar Parlamenti Europian dhe të gjitha institucionet ndërkombëtare. Ky është raporti i presidentit me të gjithë partnerët ndërkombëtarë. Raporti i presidentit është raport i vendosur për t'i shërbyer integrimit europian të Shqipërisë.''