Kryemadhi pro hapjes 100% të listave: Askush të mos i fshihet gjykimit të popullit
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergrim MonikaKryemadhi, mbështet propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen 100% tëlistave për kandidatët për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.
Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se askushnuk duhet t'i fshihet gjykimit të popullit.
Postimi i Kryemadhit në Facebook
Po listave të hapura 100%.
Askush, përfshirë dhe kryetarët të mos i fshihen gjykimit të popullit!
Koha për ndryshim cilësor që fuqizon zërin e qytetarëve dhe jep shpresë për ndërtimin e të ardhmes në Shqipëri, si një shtëpi e të gjithë shqiptarëve.
Mbas mbledhjes me aleatët, kryedemokrati Basha tha se Opozita e Bashkuar propozon hapjen 100% të listave të kandidatë për deputetë, por me kusht që koalicionet parazgjedhore të mos ndryshojnë.