Ndryshimet kushtetuese? Meta: Ka vetëm një datë, 5 qershori. 30 korriku është për interesa personale

Në komunikimin javor me gazetarët, Presidenti IlirMeta, i është përgjigjur edhe pyetjes lidhur mbi pritshmëritë e tij për 30korrikun e vendosur nga kryeministri Rama si datë të votimit në Kuvend tëndyshimeve kushtetuese.

Meta tha i bindur para gazetarëve se njeh vetëm njëdatë dhe kjo është 5 qershori dhe nuk njeh asnjë datë tjetër të shpikur kundërinteresave të integrimit të vendit.

Ilir Meta: ''Kush prek 5 qershorin apo kush shpik një datë të vetme që të hedhë në erë 5 qershorin, të mos harrojë se ka edhe 31 korrik, ka edhe 1 gusht, 2 gusht, nuk ndalon as jeta, asgjë, përkundrazi. Aty ka një datë ku ndahen dy epoka, por pastaj nuk ka më rikthim në tryezë, nga ata që përmbysin tryeza, në kërkim të të drejtave të një pakice, pasi ke dhënë shembullin më të poshtër dhe më kriminal se si për interesat e pushtetit tënd, je gati të përmbysësh të ardhmen europiane të vendit tënd. Nuk shpresoj dhe nuk uroj që të ndodhë kështu.''