Tamponët në privat për ata që ikin jashtë, qytetarët: Vendimi selektiv

Testetmolekulare, ose siç njihen ndryshe tamponë për koronavirusin, tashme mund të bëhenedhe në laboratorët privatë.

Këtë vendimqytetarët e konsiderojnë të drejtë, megjithëse pak të vonuar duke marrëparasysh numrin e lartë të të infektuarve ditor.

"Vendim i vonuar, çdo njeri kërkontë dijë për shëndetin e vet."

"Gjë e mirë, shkurtohet koha përata që duan të lëvizin. Si gjithmonë, në Shqipëri gjërat e vonuara janë."

Ndërkohë,vetëm qytetarët që lëvizin jashtë Shqipërisë dhe u duhet një analizë koronavirusimund ta bëjë në privat, por kjo duket se nuk është pritur mirë nga të gjithë.

"Nuk e shoh të arsyeshme."

Çmimi itamponit mund të jetë një pengesë për qytetarët.

"Jo, nuk kemi lekë."

" Më duket shumë, por ai qëduhet të lëvizë edhe mund ta pranojë me sforco."

Në vendimine komiteti të ekspertëve thuhet se laboratorët privatë do të duhet të përditësojnëtë dhënat çdo 24 orë në Institutin e Shëndetit Publik dhe të informojnë përrastet pozitive që mund të konfirmojnë, për tu bërë më pas hetimiepidemiologjik nga Instituti i Higjenës.

Njësoj sitestet serologjike edhe analizat molekulare për koronavirus duhet që tëmiratohen nga Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.