Ndryshimet kushtetuese, Balliu: Rama e ka hall personal ndaj shkoi vetë në Këshillin Politik, opozita ka shumicën

Ditën e djeshme (23 korrik), Kuvendi iShqipërisë miratoi me 99 vota pro marrëveshjen e 5 qershorit, teska një javë mëpas (30 korrik), pritet të kalojnë edhe ndryshimet kushtetuese.

Por për ish-deputetin e Partisë Demokratike Klevis Balliu, ndryshimi i kushtetutës nuk është i nevojshëm për vendin, por është shumë i dëmshëm.

I ftuar në hapësirën eintervistës në ''Ora News'', ai tha se plani i kryeministrit Rama poekzekutohet me deputetë të opozitës parlamentare, të cilat sipas tij janëushtarë të kreut të qeverisë.

Klevis Balliu: ''Për Shqipërinë jo vetëm që janë të nevojshme, por janë shumë të dëmshme. Shkelja e Kushtetutës nga një parlament antikushtetues, nuk ka një vijë logjike, por as edhe një vijë juridike që të bëjë sens. Mendoj se ka qenë tejet e qartë plani i Edi Ramës, i cili po ekzekutohet me të ashtuquajturën opozitë parlamentare, por që në të vërtetë janë thjesht ushtarë të Edi Ramës. Nuk ka të bëjë me as hapjen e listave as me mbylljen e listave sepse listat as nuk po hapen. 1/3 vazhdon  t'i vendosë vetë, dhe përgjithësisht një parti 1/3-ën e mandatave që janë në total në një qark aq merr, dhe aty ndahen njëra me tjetrën.''

Sipas Balliut, Rama po mundohet të zhbëjë koalicionet,sepse e di dhe është koshinet që opozita e bashkuar ka shumicën dërrmuese.

Klevis Balliu: ''Ka të bëjë me me zhbërjen dhe shkatërrimin e koalicieneve. Edi Rama e di dhe është koshient që koalicioni opozitar, opozita e bashkuar ka jo vetëm shumicën, por një shumicë dërrmuese, të paparë ndonjëherë në histori, edhe për shkak të punës së jashtëzakonshme të opozitës por edhe për faktin e thjeshtë që tashmë perdja mavi e Edi Ramës ka rënë dhe njerëzit e kanë parë për atë që është kjo qeveri. Një qeveri banditeskte dhe një qeveri e mbushur me skandale hajdutërie, përmes të cilave ato kanë fituar por populli ka vuajtur.''

Ish-deputeti u shpreh se shkelja e kushtetutësshkatërron marrëveshjen e 5 qershorit, sepse kjo marrëveshje u dakordësua nëbazë të kësaj kushtetute që kemi sot.

Balliu tha gjithashtu se kjo çështje tashmë ështëkthyer në hall personal të kryeministrit, prandaj shkoi vetë në KëshillinPolitik.

Klevis Balliu: ''Duke ditur këtë ai ka shpikur një tezë për të sulmuar jo vetëm kushtetutën, jo vetëm qytetarët, por edhe partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë qenë lokomotiva e dakordësisë së 5 qershorit. Të gjithë duhet të jemi të qartë që çdo shkelje e kushtetutës sot, shkatërron marrëveshjen e 5 qershorit, sepse 5 qershori është bërë në bazë të asaj kushtetute që kemi sot. E ka hall personal, prandaj vajti vetë në Këshillin Politik, nuk i beson më as Gjiknurit, askujt. E ka çështje personale të tij, nuk ka lidhje as me partinë. Të gjitha forumet e PS e të gjitha i ka zhdukur, ekziston vetëm ky. Të njëjtën gjë ka bërë edhe me ministrat.''

Intervistoi në studio Siklajda Shorja, përgatiti përonline Renato Çaushi.