Kush do të drejtojë BKH-në? Në garë 4 kandidatë, SPAK shpall fituesin javën që vjen
I vetmi institucion i Reformës në Drejtësi që nukështë ngritur ende është Byroja Kombëtarë e Hetimit. Në garë për kreun e kësajstrukture janë katër kandidatët, ndërsa emri i drejtuesit do ti propozohetKLP-së nga drejtuesi i SPAK në fillim të javës që vjen.
Pas tetëmuaj verifikimesh, SPAK duket se është në finalizimin e Drejtorit të ByrosëKombëtarë të Hetimit.
Emri i përzgjedhurpër drejtuesin e FBI-së shqiptare do tëbëhet publik në fillim të javës që vjen dhe më pas drejtuesi i SPAK do t'iapërcjellë atë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për të vendosur me votim përkandidatin e propozuar.
I gjithëprocesi ka patur një rrugë të gjatë verifikimesh.
Listat ekandidatëve që aplikuan u filtruan disa herë për të mbërritur në fund me katërkandidatë, të cilët janë Aida Hajnaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj,të katërt me formim policor.
Pasi tëemërohet Drejtori i BKH, SPAK do të nisë procesin për përzgjedhjen e 60hetuesve të kësaj strukture.
Kandidatëtqë aspirojnë të bëhen pjesë e BKH-së dotë plotësojnë një formular aplikimi online dhe do ti nënshtrohen një sërëprovimesh, përfshirë edhe testimin e gjendjes fizike dhe testin e poligrafit.
ByrojaKombëtare e Hetimit është njësia hetimore e SPAK.
Struktura kanjë ngjashmeri me FBI-në amerikane, ecila heton krime të nivelit të lartë në Shtetet e Bashkuara.
Për këtëarsye hetuesit dhe drejtuesi i BKH-së do të trajnohen për tre muaj në akademinë e FBI-së nëVirxhinia.
BKH përbëhetnga një drejtor dhe një ekip hetuesish, të cilët duhet të përmbushin standarde të forta, të ngjashme me ato tëFBI-së.
Drejtoritdhe drejtuesve të BKH-së do t’u monitorohen llogaritë bankare dhe për t’usiguruar që kryejnë detyrën me integritet dhe paanshmëri.