Abilekaj: Rama 'pushtoi' Këshillin Politik me krundet e opozitës, PD gaboi më dërgimin e Bardhit

Analisti, Enton Abilekaj, e cilëson tejet të rëndë gjithçkandodhi në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik.

Sipas tij, institucioni që u krijua me nismën e mazhorancësdhe të ndërkombëtarëve për të kthyer opozitën e bashkuar në sistem u"pushtua" nga kryeministri Rama dhe "banda e tij e krundeve"të opozitës.

Abilekaj: Sot njëinstitucion i krijuar për ta kthyer opozitën në sistem u pushtua nga të huaj qënuk janë anëtarë të Këshillit Politik dhe nuk kanë të drejtë të ulen në atëtryezë. Këshilli Politik është me katër anëtarë, është formatuar i tillë në bazëtë një marrëveshje të 14 janarit me kërkesë të mazhorancës dhe ndërkombëtarëve.Sot u pushtua instituconi nga Edi Rama dhe banda e tij e krundeve të opozitës.Pasi pushtoi institucionin, thoshte hajdeni dhe ju të tjerët.

Pa faj në këtë mes nuk e gjen as opozitën.

Abilekaj: Një nga gabimete opozitës është që ka pranuar menjëherë të ndryshojë formatin e KëshillitPolitik duke çuar atje Gazment Bardhin. Secili mund të ndryshojë anëtarin e tijpor jo të shtojë një anëtar më tepër. Pushtimi i sotëm ishte një aventurëhaxhiqamiliste e Edi Ramës për të injoruar gjithë faktorin ndërkombëtar dhe përtë thënë se ne kemi sovranitet dhe i bëjmë gjërat vetë.

Kuvendi pritet të miratojë nesër marrëveshjen e 5 qershorit, por për Abilekaj ajo nuk ka asnjë vlerë nëse ndryshon 40% e kodit zgjedhor dhe ndryshon Kushtetuta në nenet që përcakton zgjedhjet.

Enton Abilekaj në studion e lajmeve të Rtv Ora

Ndërsa Rama pas mbledhjes së sotme u mbrojt me ekspertizën eGumit dhe Rusmailit se ndryshimet kushtetuese nuk prekin 5 qershorin, analistika këtë koment.

Abilekaj: Të gjithandryshimet që nuk kanë dalë nga komisioni i posacëm për reformën zgjedhore nukjanë fare me mandat parlamentar. Këta që ka lënë Basha jashtë listave dhe janëzemëruar me Bashën dhe pastaj me Berishën, këta opozitarët që shkojnë ku është pushteti,këta ekspertët gjoja të sotëm vetëm sa turpërojnë veten se nuk justifikojnë dotEdi Ramën. Nuk justifikohet Rama me Gumin dhe Rusmailin.

Si një prej firmëtarëve të peticionit të nismës Thurje përhapjen e listave ai shpjegon se firma e tij ka qenë për ndryshimin e sistemitdhe jo të një detaji të tij.

Për Rtv Ora ai thotë se Shqipëria nuk është ende gati për tëhapjen e listave, të cilat vetëm sa e komplikojnë sistemin, cilidoqoftë ai.

Abilekaj: Unë kamfirmosur peticionin e nismës Thurje për listat e hapura por e kam firmosur që tëndryshojë sistemi jo një detaj i sistemit.Listat e hapura si detaj i njësistemi është herët për të ndryshuar për Shqipërinë, jam kundër listave tëhapura sepse do të na kthente në një sistem të ngjashëm me mazhoritarin. Ne ehoqëm mazhoritarin sepse filluan të fortët e zonës të bënin ligjin në zgjedhje,të futeshin në parlament. Unë firmosa që të shkojmë në një proporcional kombëtar.Votimi të bëhej mbi bazën e partive me lista të mbyllura përkohësisht.Listat ehapura vetëm sa e ngatërrojnë sistemin në çdo lloj sistemi. Për këtë kamfirmosur unë.

Edhe pse opozita kundërshton ndryshimet kushtetuese,Abilekaj thotë se ajo nuk ka zgjedhje tjetër përveçse të hyjë në zgjedhje.

Abilekaj: Deri sa u tërhoq nga rruga nuk mund të injorojë përsëri institucionet. Zgjedhjet janë afër, duhet të hyjë në zgjedhje pavarësisht se zgjedhjet mund të jenë të deformuara.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana