Vlorë, mbyllja e klubeve, 100 përfaqësues biznesesh në protestë: Jemi duke falimentuar!

Rreth100 përfaqësues dhe punonjës të bizneseve të Lungomares kryesisht bare-lokaledhe restorante janë ngritur në një protestë paqësore në zonën e ish-shkollës sëMarinës në Vlorë.

Atajanë kundra urdhrit të dhënë për ndalimin e muzikës pas orës 20:00 teksa eshohin si një dëm të madh ekonomik që u shkaktohet.

Biznesete ndryshme kërkojnë menjëherë anulimin e këtij vendimi.

“Ne kemi dalë sot për të kërkuar të drejtat tona dhe na është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit. Nuk ka logjikë që pas orës 8 të qarkullojë Covidi. Kërkojmë që qeveria të anulojë urgjent këtë akt normativ se ka dëmtuar shumë familje që jetojnë me këto 3 muaj turizëm. Ne sollëm turistët, por tashmë ata po ikin. Jemi shumë të rezultuar me ligjet që po nxjerr ky kryeministër.”

Sipastyre nuk është muzika ajo çka ndikon në shtimin apo pakësimin e virusit.

“Ky akt i ri normativ dëmton gjithëbiznesin që operon me turizmin. Është në kaos ajo pak jetë e natës. Janë tëgjithë drejt falimentit. Deri në orën 9 jemi pothuajse të mbyllur se nuk ka lëvizje,pas kësaj ore fillon muzika. Nëse bllokohet Vlora deri më tani, i bie që të falimentojnëtë gjithë.”

Gjithashtutheksojnë se në periudhën e Covid-19 nuk morën asnjë ndihmë bizneset veç pagëssë punonjësve, kështu që të paktën t’i lënë të punojnë në këtë pjesë të mbeturtë sezonit.