Biba: Listat e hapura pamundësojnë koalicionet aktuale, vota e emigrantëve e pamundur për zgjedhjet e 2021

Miratimi i listave të hapura do të kërkojë patjetërndryshime në kodin zgjedhor. Nënkryetar i KQZ aktuale Denar Biba në një intervistë përOra News thotë se ndryshimet kushtetuese nuk pengon koalicionet por kurrësesiato nuk mund të jenë në formulën aktuale dhe se do të duhet të garojnë në njëlistë të përbashkët.

Biba: Nëse shkohet drejtlistave të hapura nuk përputhen me koalicionet me mënyrën sesi funksionojnë sot.Nëse çdo parti do të vinte me listën e vet të hapur atëherë nuk do të kishimzgjedhje, fleta e votimit do të ishte kilometrike. Në zgjedhjet tona hyjnërreth 60 parti me nga 140 deputetë, fleta e votimit do të ishte si një libër.Praktikisht do të ishte e pamundur.Nëse mazhoranca po shkon drejt listave tëhapura, të ciat i japin qytetarëve mundësinë  që përveç forcës politike të zgjedhin edhe kandidatine dëshiruar dhe kjo është kërkuar nga shoqëria civile,  patjetër nuk mund të kemi koalicione siç janësot. Koalicionet nuk pengohen, mjafton që të dalë me një listë të veten. Do tëketë patjetër ndryshime në kodin zgjedhor që do të reflektojnë dhe listat ehapura.

E ndërsa opozita po akuzon mazhorancën për ndryshime të njëanshme,në fund duket se do të vendosë forca e kartonit.

Biba: E udhës është tëketë një gjithëpërfshirje për çështje të kësaj rëndësie por është vendimarrja emazhorancës përsa kohë ka marrë votën. Nëse numrat janë me deputetë që janë atytë anatemuar apo jo mesa duket do të ndodhë dhe do të kemi lista të hapura.

Vetë ai personalisht thotë se preferon sistemin mazhoritar.

Biba: Për mua është sistemimë i thjeshtë dhe më i ndershëm.Natyrisht ka problematikat e veta, nuk kasistem perfekt.

Sa i takon identifikimit biometrik, Biba thotë se humbetshumë kohë por nënvizon se realizimi është i mundshëm nëse ecet me hapa të përshpejtuar.

Biba: Kjo kërkon dhe proceduraprokurimi. Ligji shqiptar njeh edhe procedura të përshpejtuara dhe tani janë tëpashmangshme me kohën që ikën. KQZ-së së ardhshëm do ti mbetet që në momentin eparë që të konstituohet të nisë procedurat emergjente. Mendoj se mund tërealizohet. Nëse Komisioni konsituohet në tetor, procedurat nisin menjëherë,edhe buxheti i shtetit duhet të shprehë vullnetin për fondin, mund të realizohet.

Mundësimin e votës së emigrantëve i është lënë detyrë KQZ-sëpër ta realizuar, por Biba thotë se është skeptik që kjo do të ndodhë në zgjedhjete 2021.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti përonline Besjana Kuçana