PS nuk pret PD për Këshillin Politik: 5 qershori nuk preket nga ndryshimet kushtetuese

Partia Socialiste mblodhi pasditen e sotme përreth 40 minuta Këshillin Politik. Veç përfaqësuesve socialistë në mbledhje ishte edhe opozita parlamentare, ndërsa Parti Demokratike dhe aleatët e saj nuk morën pjesë.

Më herët ata kishin kërkuar që mbledhja të shtyhet për të enjten në orën 17:00 ose të premten në orën 11:00, duke kërkuar edhe ndryshime në rendin e ditës.

Por për Damian Gjiknuri duke folur pas mbledhjes së Këshillit Politik tha se kjo është vetëm një alibi nga e ana e PD-së dhe aleatëve të saj pasi lidhur me këto çështje ata janë dajkordësuar dhe se pret vetëm konfirmimin nga ana e tyre për ti depozituar në Kuvend.

Gjiknuri: Ka pasur një pretendim nga PD që mbledhja e sotme të mund të zhvillohet për të miratuar një paketë ligjore që përbënte ndryshime për sinjalizuesit, ndryshime në kodin penal dhe të procedurës penale dhe në një ligj tjetër. Për të gjitha këto ndryshime jemi dakordësuar, madje drafti u është cuar atyre, është dakordësuar mes ekspertëve dhe mes palëve, mjafton një konfimim i thjeshtë me email. Pres konfirmimin e tyre për ti depozituar në Kuvend dhe për të vazhduar aty konsultat e tjera për këto projektligje për të cilat kemi rënë dakord.

Ky pretendim nuk qëndron, e vetmja temë themelorë që ka mbetur është ndryshimin i Kushtetutës dhe që është problem me shumë rëndësi të madhe politike. Çështja e dytë që mbetet për më vonë është ligji i ri zgjedhor që reflekton të gjitha rekomandimet e ODIHR që fatkeqësisht nuk u bë kësaj radhe për shkak të kërkesave të PD. Është një alibi e kotë nuk qëndron,  pasi jemi dakordësuar për tekstin dhe pritet vetëm miratimi sipas procedurave në Kuvend.

Edhe kryeministri Rama e cilësoi absurd bojkotin e opozitës jashtëparlamentare në mbledhje.

Rama tha se Basha po përsërit të njëjtin gabim që nukndodhet në vendin e duhur në kohën e duhur, si dhe mohoi se nesër do të ketënjë mbledhje të Këshillit Politik.

Shefi i qeverisë theksoi se ndryshimet kushtuese nuk prekin 5 qershorin dhe kjo u konfirmua edhe nga grupi i ekspertëve që është zgjedhur dhe me dakordësinë e PD.

Rama: U bë një diskutim me grupin e ekspertëve politikë që e kanë ndjekur këtë çështje. Ne erdhën sot për të shprehur gatishmërinë për të diskutuar për çdo që gjë është e paqartë që ka krijuar keqkuptimi. Në këndvështrimin tim është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, sepse ky këshill e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit. Pas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Kështu që duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor, çka kushtetuta do të imponojnë në lidhje me listat e hapura. Më duket absurd bojkotimi.

Ne nuk jemi një vend pa institucione. Ekzistenca imagjinare e jashtëparlamentare nuk e bën vendin po parlament. Kjo tryezë është nderuar si një mirëbesim, edhe pse PD është arratisur duke braktisur detyrë, por ata janë pjesë e një realiteti politik dhe nuk mund të mohojmë këtë. Më vjen keq sepse është një kohë shumë e shkurtër, sepse nuk jemi në kushtet e një halli në lidhje me ecjen e procesit para, sepse kemi konsensus me forcat  parlamentare. Nuk kemi asnjë hall të posaçëm. Kemi bërë gjënë e duhur. Marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket.

Pjesëmarrjen e opozitës e kërkuan edhe Myslim Murrizi dhe Rudina Hajdari.

Kjo e fundit  tha se pati debat me kryeministrin Rama për hapjen e plotë dhe jo të pjesshme të listave.

Ndërsa Myslim Murrizi la të hapur mundësinë për votën pro ndaj marrëveshjes së 5 qershorit në seancën plenare të ditës së nesërme.

Të pranishëm në mbledhje ishin edhe përfaqësues të SHBA dhe OSBE.

Çfarë kërkoi opozita e bashkuar

Opozita e Bashkuar kërkoi që në Këshillin Politik të hapen edhe çështje të tjera të cilat jan dakordësuar në marrëveshjen e 5 Qershorit, në pikën 11 dhe 12 të saj.

Në marrëveshje thuhet se Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë  dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta  për adresimet e  rekomandimeve  kryesore të ODIHR lidhur me:  blerjen e votës;  presionin ndaj votuesve dhe administratës publike;  keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale;  lirinë dhe sekretin e votës; dhe  manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore.

Opozita e bashkur në përgjigje të ftestës së Damian Gjiknurit, thotë se marrëveshja përcakton se në rast të mosprogresit këto propozime nuk do të ndërhyjnë apo vonojnë kalimin në parlament, të çështjeve të dakortësuara në 5 qershor. 

Palët duken larg, pasi kryeministri Edi Rama, shprehet i vendodosurtë miratojë në 30 korrik ndryshimet kushtetuese për hapjen e pjesshme tëlistave dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Për shkak të qëndrimeve të kundërta mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar, ndërkombëtarët vijojnë përpjekjet për të ulur palët në konsensus.

Mesditën e së mërkurës ambasadorja e shba-së, Yuri Kim, qëndroi për rreth 75  minuta në zyrën e kreut të shtetit, IlirMeta.   

Ora 14:02 - Opozita e Bashkuar rikonfirmon: Mbidhemi në Këshillin Politik të enjten ose të premten

Opozita e Bashkuar i është përgjigjur sërish Damian Gjiknurit, duke thënë se rikonfimon gatishmërinë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, dhe në email ripërsëritet shtimi i 6 pikave për diskutim.

''Edhe ne gjykojmë që Këshilli Politik duhet të vijojë punë pa humbur asnjë ditë kohë, sepse kemi humbur shumë kohë për miratimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit. Në këtë kuadër, rikonfirmojmë gatishmërinë tonë për të vijuar punën në Këshillin Politik, të enjten ora 17:00 ose të premten ora 11:00, sipas zgjedhjes tuaj'', thuhet në përgjigjen e opozitës së bashkuar.

https://youtu.be/SUrvUbSEN7I

Ora 13:30 - Gjiknuri, opozitës: Takohemi kur të doni por konfirmoni pjesëmarrjen për sot

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri,shpreht se mazhoranca është dakord me kërkesën e opozitës për të zhvilluarmbledhjen e Këshilit Politik në ditën që duan ata.

Por Gjiknuri, theksoi faktin se opozita duhet tëkonfirmojë pjesëmarrjen për sot në orën 17:00, pasi bëhet fjalë për një çështjeshumë konkrete.

Damian Gjiknuri: ''Jemi dakord të takohemi edhe të enjten edhe të premten dhe në çdo kohë që ju e gjykoni të arsyeshme sepse koha është shumë e çmuar në kushtet kur Kuvendi ka një vendimmarrje të rëndësishme në 30 Korrik. Këtu nuk bëhet fjalë thjesht për çështjet e mbetura po për një çështje shumë konkrete, prandaj edhe njëherë ju lutem të konfirmoni praninë tuaj për sot në orën 17:00 pasi opozita parlamentare e ka konfirmuar ndërkohë. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj ju mirëpresim në ora 17:00.''

Ora - 13:22 Rama mesazh opozitës: Mos kushtezoni, me 30 korrik risi kushtetuese

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në twitter i kërkon opozitës të mos kushtëzojë por të pranojë realitetin me të cilin më 30 korrik do të kemi një realitet të ri kushtetues.

"Miqtë opojashtëparlamentarë duhet të mos shohin gishtin kur gishti tregon hënën! Në 30 korrik do të kemi risi kushtetuese mbi të cilat duhet të ulemi pa humbur asnjë ditë. Prandaj të pranojnë realitetin e të mos e kushtëzojnë Këshillin Politik si Kuvendin dikur,se nuk funksionon!" shkruan Rama ne twitter.

Ora 12: 51 PD-LSI pranojnë ftesën e Ramës por kërkojnë pika shtesë për tu disktuar në tryezë

Opozita e Bashkuar shprehet e gatshme të ulet në tryezën e këshillit politik  por kërkon që kjo mbledhje të mbahet nesër dhe jo sot, siç u la dje dhe kërkojnë që në axhendën e diskutimeve të shtohen dhe disa pika të tjera që kanë të bëjnë me blerjen e votës.

'Këshilli Politik do të vazhdojë të diskutojë në mirëbesim dhe të përpiqet të arrijë zgjidhje të përbashkëta ku dhe kur është e mundur të adresohen rekomandimet kryesore të ODIHR lidhur me: (1) blerjen e votës; (2) presionin ndaj votuesve dhe administratës publike; (3) keqpërdorimin dhe abuzimin me administratën publike; (4) marrëveshjet e fshehta me grupet kriminale; (5) lirinë dhe sekretin e votës; dhe (6) manipulimin dhe falsifikimin e rezultateve zgjedhore. Në rast të mosprogresit këto propozime NUK do të ndërhyjnë apo vonojnë një marrëveshje dhe kalimin në parlament të masave të dakordësuara në pikat 1-9'',
Hyrja në fuqi: Pikat 1, 2, 3, 7, 9, 9, 10 dhe 11 më sipër dhe dy shënimet poshtë do të hyjnë në fuqi për zgjedhjet e ardhshme (parlamentare dhe vendore). Pikat 4, 5 dhe 6 më sipër do të hyjnë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme zgjedhore dhe parlamentare,” thuhet në emailin e opozitës së bashkuar.

Neser miratohen ndryshimet kushtetuese-  Konferenca e kryetareve 

miratoi kalendarin trejavor të punimeve të Kuvendit për periudhën 24-31 korrik 2020.

Konferenca vendosi zhvillimin e seancave plenare në datat 27, 28 dhe 30 korrik 2020.

Dita e enjte (28 korrik), do t’i kushtohet ndryshimeve kushtetuese, ku përfshihen hapja e listave, heqja e koalicioneve parazhgjedhore, dhe pragu elektoral.

Ora 10: 00Rama në Këshillin Politik me opozitën parlamentare, nesër marrëveshja mund të kalojë në parlament

Kur do mbahet mbledhja? - PS kishte propozuar takimin e këshillit politik, sot në orën 17:00, ndërsa PD-LSI propozojnë që ky takim, të zhvillohet të enjten në orën 17:00, ose të premten ora 11:00.

Në lidhje me ndryshimin e formatit të përbërjes së Këshillit Politik, nëse do të vlerësohet zgjerimi i përfaqësuesve të partive politike në Grupin e Punës të Këshillit Politik, atëherë Opozita e Bashkuar do të përfaqësohet përveç nesh, edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike z. Gazment Bardhi.