Covid ''gjallon'' ende vrullshëm mes nesh, mjeku Kalo: Përkujdesi ndaj vetes, domosdoshmëri

Për mjekun infeksionist Tritan Kalo, Covid-19,është një sëmundjeqë merr jetë, dhe është akoma prezent mes nesh.

Përmes një postimi në Facebook, Kalo bën apel, duke shkruar se përkujdesindaj vetes mbetet domosdoshmëri.

Virusi Sars-Covid2 sëmundje-shkaktues dhe jetë-marrës, ende gjallon vrullshëm mes nesh.

Përkujdesi ndaj vetes mbetet domosdoshmëri.

Në 24 orët e fundit në vend u shënuan 4 viktima nga Covid-19, dhe u regjistruan 119 raste të reja.