Probleme me sistemin, Kakavija hapet pas 8 orësh, mbetet e bllokuar në Qafë Botë

Kaosi dhe radhët e gjata u rikthyen në kufirin mesShqipërisë e Greqisë këtë të mërkurë, pasi qeveria e vendit fqinj ka ndryshuarskemën e menaxhimit të situatës së krijuar nga Koronavirusi.

Lëvizja në rrugë tokësore e shtetasve shqiptare apotë huaj me leje qëndrimi në Greqi, shtetasve greke apo minoritarëve do të behetvetëm përmes Kakavijës e Kapshticës.

Por të gjithë ata që kanë të drejtën e lëvizjes,duhet të tregojnë kujdes pasi 48 orë me herët duhet të plotësojnë online njëFormular në adresën https://travel.gov.gr/#/

Aty do të gjenerohet një kod, pa të cilin do tëbllokohen në kufi!

Bllokimi i sistemit dhe mungesa e informacionit nganjë pjesë e qytetarëve krijoi probleme në pikat kufitare.

Ndërkohë mes atyre që do të kalojnë disa do tëpërzgjidhen me algoritëm për tiu nënshtruar testimit të koronavirusit.

Qytetarët e vendeve të BE-së apo të vendeve të tretanuk lejohen të kalojnë kufirin.

Pikat e Kalimit Kufitar Tre Urat Përmet dhe QafëBotë Sarandë janë të mbyllura nga pala greke.

Lëvizja e automjeteve të transportit të mallravevazhdon normalisht, si në hyrje edhe në dalje por edhe shoferët e kamionëveduhet të plotësojnë formularin online.

Shqipëria ndërkohë vijon të mbajë hapur kufijtë për të gjithë në hyrje.

https://youtu.be/qfw2W-R0Q0o
https://youtu.be/pQ_j5v0Oai8
Radhë të gjata të makinave në Kakavijë
Hapet pika kufitare e Kakavijës
Momenti kur pika kufitare në Kakavijë ishte e bllokuar