Elbasan: Shpërthim në ish- metalurgjik, 3 të plagosur
Minuta paniku u krijuan në zonën e ish metalurgjikut në Elbasan, ku pati rrjedhje në një firmë gazi. Tre punëtorë mbetën të plagosur, ndërsa ndërhyrja në kohë shmangu rrezikun e një shpërthimi që mund të kishte pasoja të renda në zonë!
Një rrjedhje gazi në ambientet e një firme private krijoi panik në zonën eish Metalurgjikut, ndërsa rrezikoi të prodhonte një tragjedi!
Ngjarja ndodhi pranë subjektit "Alba gas" kupër pasojë mbeten të dëmtuar tre punonjës.
Ngjarja vuri në alarm policinë e forcat zjarrfikese qëfalë ndërhyrjes në kohë arritën të shmangin përshkallëzimin e situatës.
Ata kanë arritur të bëjnë në kohë mbylljen e rrjedhjessë gazit, që duke parandaluar mundësinë e një shpërthimi të mundshëm.
Të plagosur mbetën si babë e bir, Osman dhe EduardBendaj 69 e 42-vjeç dhe Qemal Mullahu 61-vjeç.
Ata u dërguan me urgjencë në spitalin e Elbasanit, kupas ndihmës mjekësore u tha se janë jashtë rrezikut për jetën.
Dyshimet e para janë për një defekt teknik në sistemine punës së kompanisë, por do të jetë një grup ekspertësh i ngritur posaçërishtpër hetimin e rastit që do të thotë fjalën e fundit.
Pasi rreziku i shpërthimit u shmang, inspektoriatet nisën verifikimet pranë ambienteve të firmës private.