Ndryshimet kushtetuese, Kryemadhi në zyrën e Bashës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Korrik 2020, 12:39
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim MonikaKryemadhi, po zhvillon një takim me kreun e opozitës Lulzim Basha, në selinë ePD.
Ky takim vjen në kuadër të zhvillimeve të fundit politike, në vend, ku sot (22 korrik), orën 17:00 do të mblidhet Këshilli Politik do të mblidhet për të diskutuar për ndryshimet kushtetuese.
Në mbledhje, do të marrin pjesë përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës parlamentare.
I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
Ende nuk ka një përgjigje nëse opozitajashtëparlamentare do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Politik.