Rama: Absurd bojkoti i opozitës, nuk kemi hall ecjen e procesit para, kemi konsensus me forcat parlamentare

Rama: Absurd bojkoti i opozitës, nuk kemi hall ecjen e procesit para, kemi

Pas përfundimit të mbledhjes me opozitën Parlamentare, kryeministri Rama tha për gazetarët se është në interesin e PD-së që ta ndiqte këtë proces, sepse këshilli politik e ka mbaruar misionin e tij në 5 qershor.

Sipas Ramës bojkotimi ka qenë absurd dhe se ligji zgjedhor do të reflektohet atë që kushtetuta imponon në lidhje me listat e hapura.

Rama: U bë një diskutim me grupin e ekspertëve politikë që e kanë ndjekur këtë çështje. Ne erdhën sot për të shprehur gatishmërinë për të diskutuar për çdo që gjë është e paqartë që ka krijuar keqkuptimi. Në këndvështrimin tim është në interesin e PD-së që të zhvillojë këtë proces, sepse ky këshill e ka kryer misionin e tij me marrëveshjen e 5 qershorit. Pas 30 korrikut jeta politike vazhdon. Kështu që duhet të reflektojmë në ligjin zgjedhor, çka kushtetuta do të imponojnë në lidhje me listat e hapura. Më duket absurd bojkotimi.

Ne nuk jemi një vend pa institucione. Ekzistenca imagjinare e jashtëparlamentare nuk e bën vendin po parlament. Kjo tryezë është nderuar si një mirëbesim, edhe pse PD është arratisur duke braktisur detyrë, por ata janë pjesë e një realiteti politik dhe nuk mund të mohojmë këtë. Më vjen keq sepse është një kohë shumë e shkurtër, sepse nuk jemi në kushtet e një halli në lidhje me ecjen e procesit para, sepse kemi konsensus me forcat  parlamentare. Nuk kemi asnjë hall të posaçëm. Kemi bërë gjënë e duhur.Marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket.

Kryeministri Edi Rama tha se Basha po përsërit të njëjtin gabim që nuk ndodhet në vendin e duhur në kohën e duhur, si dhe mohoi se nesër do të ketë një mbledhje të Këshillit Politik.

Shefi i qeverisë tha se ndryshimet kushtuese nuk prekin 5 qershorin dhe kjo u konfirmua edhe nga grupi i ekspertëve që është zgjedhur dhe me dakordësinë e PD.

Rama: Ajo që kemi diskutuar me ekspertë në këtë takim të shkurtër ka qenë pikërisht adresimi i atyre çështjeve që u ngritën dje dhe këtu ekspertët dhanë një përgjigje shteruese që asgjë nuk preket në përmbajtjen e marrëveshjes së 5 qershorit. 5 qershori votohet nesër dhe hyn në fuqi, ndryshimet kushtetuese votohen më 30 korrik dhe hyjnë në fuqi.  Dhe në raport me trupën e ekspertëve jemi në konsensus dhe sqarimet e tyre janë kuptimplota për të gjithë ne por dhe demokratët.  Kam frikë se Basha po përsërit të njëjtin gabim, të mos qeni në vendin e duhur në kohën e duhur. Nesër nuk ka asgjë.

Vendi Lajme Opozita keshilli politik kuvend rama

EMISIONET