Vrasja e 46-vjeçarit në Fier: Burg për autorin, dhunuesit në shtëpi
Arrest me burg ishte masa e gjykatës së Fierit dha për 31 vjecarin Alionid Saliaj, që të shtunën vrau bashkëfshatarin Përparim Seati në Kasnicë të Patosit. Ndërsa vëllai e nip ii viktimës që akuzohen se dhunuan nënën e autorit të vrasjes, u lanë të lire me detyrim paraqitje!
Gjykata e Fierit la në qeli Alionid Saliaj, autorin evrasjes së Përparim Seatit në Kasnicë të Patosit, ndërsa la të lirë dy tëafërmit e viktimës që akuzohen se dhunuan nënën e 31 vjecarit!
Tre të akuzuarit u paraqitën në gjykatë me maskakundër rrezikut të infektimit nga koronavirusi, ndërsa séance u mbajt me dyertë mbyllura ashtu sic detyrojnë protokollet kundër përhapjes së virusit.
Përpara gjyqtares Olkeda Liçe, 31 vjecari Saliajmësohet se ka pranuar krimin, ndërsa ka thënë se ka vepruar në gjaknxehtësi esipër.
Pas shqyrtimit të provave të prokurorit, ajo vendosimasën e sigurisë arrest me burg ndajautorit të vrasjes dhe detyrim paraqitje Agron dhe Gazmir Seati!
Alionid Saliaj u rikthye kështu në qeli me pranga nëduar, ndërsa vëllai dhe nip ii viktimës në shtëpi.
Përplasja mes dy familjeve me pasojë një të vdekur dhenjë grua të moshuar të dhunuar për spital u shënua të shtunën në fshatinKasnicë të Patosit.
Sipas dëshmive të banorëve të zonës, shkak për sherrin mes tyre ishte bërë pretendimi për një dynym tokë në një zonë ku asnjë prej tyre nuk kishte dokumenta.