OKB: Nga Shqipëria kanë ikur 1.2 mln persona gjatë 1990-2020, pritet të largohen dhe 615 mijë të tjerë
Organizata e Kombeve të Bashkuara nëstatistikat e saj për Divizionin e Popullsisë vlerëson se që nga viti 1990 derinë 2020-n, nga Shqipëria janë larguar rreth 1.2 milionë persona. Bëhet fjalëpër migracionin neto, që përfshin diferencën mes personave që kthehen dhe atyreqë largohen.
Vala më e lartë e migracionit ishte nëperiudhën 1990-1995, kur kalimi nga ekonomia e centralizuar në atë të tregutdhe hapja e kufijve, bëri që shumë shqiptarë të largoheshin masivisht, përmesambasadave, apo dhe anijeve. Gjatë kësaj periudhe kanë ikur 443 mijë emigrantë.
Tendenca vijoi dhe në 1995-2000, e nxitur ngatrazirat e ’97-s. Gjatë kësaj periudhe u larguan 180 mijë persona. Pothuajse nëtë njëjtat nivele ishte tendenca e largimeve në pesëvjeçarin e ardhshëm.
Në periudhën 2005-2010 u konstatua sërish njëvalë e rritur migracioni, me 217 mijë të larguar.
Në 2010-2015, nga vendi u larguan 137 mijëpersona.
Në pesë vitet e fundit, tendenca për të ikurnga vendi ka vijuar, ndonëse me ritmet më të ngadalta në 30 vitet etranzicionit.
Divizioni i popullsisë së OKB-së ka bërë dheparashikimet për migracionin e pritshëm në dekadat e ardhshme. Sipasstatistikave të publikuara, të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme 2020-2025,ikja do të vijojë të jetë me ritme të larta, me rreth 70 mijë persona tëlarguar neto.
Në 2025-2030, priten 55 mijë të larguar, përtë vazhduar më pak në 5 vjeçarët në vijim me 40 mijë të ikur mesatarisht.
Si rrjedhojë, deri në vitin 2100, OKBparashikon se nga Shqipëria do të largohen edhe 615 mijë persona të tjerë.
Tendenca e lartë për emigracion dhe ulja elindshmërisë kanë bërë që OKB të rishikojë vazhdimisht në ulje projeksionet përecurinë e popullsisë. Sipas vlerësimit të fundit, që është bërë në vitin 2019,në të gjitha rastet, edhe në variantin optimist, – pra nëse merret një nivelzero emigracioni dhe ecuri normale e normave të fertilitetit-, në vitin 2100,Shqipëria nuk pritet që të ketë me shumë se 1.9 milionë banorë.
Në variantin e mesëm, Shqipëria nuk pritet tëketë më shumë se 1 milionë banorë.
Për skenarin e ulët (normë të lartë emigracionit dhe fertilitet të ulët), në Shqipëri në vitin 2100, sipas pritshmërive të departamentit të Divizionit të Popullsisë të OKB-së, në Shqipëri nuk pritet që të mbeten më shumë se 512 mijë banorë./Monitor/

