Covid në Fier: Mbyllen zyrat e Adisa-s, kishte familjarë të rasteve pozitivë nga Kadastra

Zyra e Shërbimeve të Integruara në Fier është mbyllur pas një rasti të dyshuar me koronavirus. Por shumë qytetarë nuk kishin informacion e për pasojë u paraqitën aty gjatë gjithë ditës për të kërkuar shërbime!

Dyshimet për përhapjen e koronavirusit kanë detyruarmbylljen e zyrës së Shërbimeve të Integruara në Fier!

Burimet thonë bashkëshorti i një punonjëse ështëkonfirmuar me Covid-19 ndaj shërbimet janë pezulluar deri në verifikimin edyshimit se edhe ajo mund të jetë prekur!

Punonjësit e tjerë do qëndrojnë në karantinë dhe në rastse do të shfaqin simptoma, do t’i nënshtrohen tamponit.

''Unë jam nisur për të marrë librezën e pensionit, edhe dua të mbyll disa dokumenta të dritave aty. Jo, nuk e dija.''

Në derën e institucionit është vënë një njoftim përpezullimin e punës, por jo të gjithë qytetarët e kishin mësuar para se tëshkonin deri aty.

''Jo, e dija që punonin.''

Një pjesë e tyre kishin ardhur nga zonat rurale dhekërkonin shërbime që i cilësojnë të rëndësishme.

''Nuk marr dot kempin, nga banka te posta, nga posta te banka, doja të bëja një vërtetim që ta heq. Nuk ka asnjë njoftim, jam nga Darëzeza.''

Më herët edhe kadastra ka pezulluar disa shërbime,pasi në këtë institucion janë konfirmuar të paktën 10 punonjës me koronavirus.

https://youtu.be/_xl9W5P5ajA
adisa-fier
Zyrat e Adisa-s në Fier
Njoftimi për mbylljen e Adisa-s në Fier