Covid-19 në Kosovë, rritet numri i të infektuarve, 168 raste të reja në 24 orë

Kosova vijon të shënojërritje të numrit të të infektuarve me koronavirus.

Gjatë 24 orëve tëfundit u kryen 415 teste prej të cilave 168 rezultuan pozitivë një shifër elartë krahasuar me tamponet e marra.

Numri i përgjithshëm itë infektuarve ka shkuar në 6,045 nga 31,956 persona të testuar tashmë.

Fatmirësisht ditën esotme nuk është shënuar asnjë viktimë. Gjithsej, 144 pacientë kanë humbur betejënme koronavirusin.

Pozitive mbetet dhenumri i personave të shëruar ku 157 pacientë kanë lënë spitalet gjatë 24 orëvetë fundit. Numri total i të shruarve është 3,226 ndërsa numri i rasteve aktive është2,675.

SHpërndarjagjeografike i rasteve vijon: komuna Prishtinë 91 raste, komuna Podujevë 11raste, komuna Ferizaj 10 raste, komuna Deçan 8 raste, komuna Pejë 8 raste,komuna Fushë Kosovë 7 raste, komuna Gjakovë 7 raste, komuna Drenas 5 raste,komuna Obiliq 5 raste, komuna Malishevë 4 raste, komuna Mitrovicë 3 raste,komuna Prizren 2 raste,  komuna Shtime 2raste, komuna Vushtrri 2 raste, komuna Lipjan 2 raste dhe 1 rast nga komuna eSkenderajit.