I vodhi ''Range Rover''-in pushuesit nga Tirana, kapet 23-vjeçari në Velipojë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2020, 11:38
Një 23-vjeçar është ndaluar nga policia e Shkodrës,pasi dyshohet se është autori i vjedhjes së një automjeti tip ''Range Rover'',në plazhin e Velipojës.
Mësohet se automjeti ishte në pronësi të një53-vjeçari nga Tirana, i cili ishte me pushime në Velipojë.
''Në bashkëpunim me strukturat e DVP Lezhë, pas një pune të mirorganizuar u bë ndalimi i shtetasit A. P., 23 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së automjetit luksoz, tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit D. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka qenë me pushime në plazhin e Velipojës, Shkodër'', informon policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit GjyqësorShkodër, për veprën penale “Vjedhja”.