Atentati në Elbasan: Autorët pritën Emiljanon të dilte nga palestra, gjenden 2 kallashnikove

Ekzekutimi i Emiljano Ramazani pasditen e 20 korrikut ka ndodhur në momentin kur 39 vjeçari ka dalë nga palestra.

39 vjeçari Emiljano Ramazani i ekzektuar me stil mafioz të hënën në Elbasan, sapo kishte dalë nga palestra dhe po parkonte pranë banesës ku jetonte, kur një person i maskuar i shkoi pranë makinës dhe qëlloi të pakten 5 herë  me pistoletë duke e lënë të vdekur në vend.

E gjithë ngjarjasipas burimeve është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodhen në zonë, mbibazë të të cilave grupi hetimor ka zbardhur dinamikën e plotë.

Autorët që kanë qenë të paktën dy janë afruar me makinë ku një prej tyre ka zbritur dhe ka kryer atentatin.

Autori: Nje 25 vjecar me maske

Ekzekutori është mes 25-30 vjeç dhe ka qenë i maskuar.

Ai shihet që të largohet rreth 15 metra nga vendi i atentatit teksa e priste makina.

E gjitha ka ndodhur brenda 3 minutave.

Ndjekja

Por burimetthonë se 39 vjecari Ramazani mund të ketë qenë në ndjekje prej kohësh nëritualet e përditshme, ndërsa pranë banesës, dyshohet se ka qenë edhe njëperson që e vëzhgonte nga afër.

Ne foto: Makina e viktimes dhe ne te majte Emiljano Ramazani

Gjenden dy kallashnikove ne makinen e djegur

Më pas mjeti largohet me shpejtësi drejt aksit Elbasan-Papër, ku u gjet i djegur.

Brenda makinëssipas burimeve u gjetën dy kallashnikovë dhe një pistoletë që dyshohet se upërdor për ekzekutimin.

Armët janëdërguar për ekspertizë dhe gjumë të mundshme që mund të cojnë tek autorët.

Këta të fundit,dyshohet se kanë ndërruar mjetin dhe më pas kanë vijuar më tej udhëtimin, parase në rrugët kryesore të qarkut Elbasan të ngriheshin postblloqe policie.

Por nga autorët ende nuk ka asnjë gjurmë.

Policia kadyshime të forta se vrasja e 39 vjecarit ka lidhje me prishjen e pazareve mesgrupeve kriminale, por një tjetër pistë është edhe ajo e përfshirjes në njëskemë të dhënies së parave me fajde.

Emiliano Ramazani ishte person me precedente penalë, ndërsa dyshohet se ka pasur informacion për disa ngjarje të rënda kriminale të shënuara në Elbasan kohët e fundit.