Video/ Dhunohet barbarisht i riu shqiptar në Treviso, dërgohet në spital në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Korrik 2020, 10:45
Një djalë 21-vjeçar është rrahur brutalisht në Treviso të Italisë. Policia ka arritur të identifikojë njërin nga autorët, një 23-vjeçar nga Senegali ndaj të cilit rëndon akuza e “tentativës së vrasjes”.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kushqiptari me iniciale K.E është dhunuar me sende të forta dhe ka përfunduar nëreanimacion.
Ai u transportua në spital në gjendje kritike për jetën me fraktura në kokë dhe gjoks.
Mbeten të paqarta cilat janë arsyet e ngjarjes.