Ndalohet hapja e diskove dhe klubeve të natës, gjobë 3 mln lekë kush thyen rregullin
Nga kjo e hënë ka hyrënë fuqi akti normativ për ndalimin e aktiviteteve si klubet e natës, diskot,lunge bar apo çdo lloj shërbimi të kësaj natyre. Ky vendim vjen si një masë përparandalimin e përhapjes në masë të koronavirusit dhe përballimin e situatës sëpandemisë. Gjithashtu do të jetë e ndaluar edhe muzika pas orës 20:00 në këtoshërbime.
Ministria e Shëndetësisë ka vendosur mbylljen e të gjithaklubeve të natës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ministria e Shëndetësisë vlerëson ndërgjegjësimin e qytetarëvepër respektimin e masave anti-Covid, por kjo gjë nuk vërehet në klubet e natës.
Kjo duket se i ka detyruar institucionet përkatëse për tështuar kontrollet dhe për të ndaluar këto aktivitete.
Ogerta Manastirliu: Kemi konstatuar që në këtë periudhë,ato janë kthyer në vendgrumbullime të rinjsh, ku injorohet dhe sfidohettotalisht zbatimi i masave të domosdoshme, për parandalimin e përhapjes sëCovid-19, duke i shndërruar në vatra potenciale infeksioni.Të rinjtë dhepersonat që frekuentojnë këto mjedise, në kushte të papranueshme për një kohëPandemie, bëhen kështu në bartës të virusit, në dëm të të afërmve dhe më tëmoshuarve.
Gjithashtu e ndaluar do të jetë muzika pas orës 20:00 në çdo ambient shërbimi,ose në të kundërt subjektet do të gjobiten.
Ogerta Manastirliu: Nga sot hyn në fuqi Akti Normativ që ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Gjithashtu ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.
Me vendim të qeverisë ky akt normativ hyn në fuqi prej kësajtë hëne si një masë për parandalimin e përhapjes dhe frenimit të këtij virusi.