Koronavirusi në Shqipëri, 82 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orë
Kurba e pandemisë së koronavirusit në Shqipëri vijon të mbetet elartë.
Gjatë 24 orëve të fundit në vend u kryen 331 testime prej tëcilëve 82 rezultuan pozitivë.
Fatkeqësisht ditën e sotme një tjetër paciente ka humbur jetënduke e çuar numrin total të viktimave në 112.
Situata vijon të paraqitet serioze në spitale teksa numri i tështruarve rritet. Në spitalet e vendosura në dispozicion po trajtohen 123pacientë, 17 prej të cilëve në terapi intensive ndërsa 1 pacient është iintubuar.
Viktima - Në 24 orët e fundit, nuk e kafituar dot betejën me sëmundjen nje 69 vjeçare nga Shkodra, e shtruar nëgjendje të rëndë, megjithe trajtimin dhe perpjekjet e medha të stafit mjekësor.Numri total i viktimave është 112. Ministria e Shëndetësisë dhe MbrojtjesSociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Të infektuar - Gjatë 24 orëve të fundit janëkryer 331 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janëkonfirmuar 82 raste pozitive. Numri total i të infektuarve është 4,090.
Shpërndarja gjeografike - 32 raste në Tiranë, nga 7 rastenë Kavajë, Fier, 5 në Korçë, nga 4 raste Shkodër, Durrës, Elbasan, nga 3 rastenë Krujë, Kurbin, nga 2 raste në Lezhë, Vlorë, Mirditë, Dibër, dhe nga 1 rastnë Has, Lushnje, Mallakastër, Kukës, Ura Vajgurore.
Të shtruar në spitale - Vijon të ketë shtrime të reja në të dy spitalet dhe situata paraqitet serioze. Aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 123 pacientë, 17 në terapi intensive dhe 1 pacient është i intubuar.
Apeli i ministrisë - I drejtohemi me një lutjeqytetarëve që të mos e ulin vigjilencën për asnjë moment, por të respektojnëmasat e vendosura. Të ruajnë distancimin fizik, të vendosin maskën detyrimishtnë ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distance. Bizneset duhet tëzbatojnë protokollet e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin eqytetarëve. Ministria e Shëndetësisë ju drejtohet të gjithë qytetarëve tëkonfirmuar pozitivë me Covid19 por që janë në kushte shtëpie, të respektojnëkarantinimin e detyrueshëm, si dhe kushdo që është i dyshuar, duhet të qëndrojëi izoluar dhe të telefonojë 127 nëse ka shenja të sëmundjes.
Ministriae Shëndetësisë ju informon gjithashtu se:
Bazuar në strategjinë e kontrollit të epidemisë në vend, e cila parashikon edhepërfshirjen e institucioneve jo-publike për rritjen e kapaciteteve përpërballimin e situatës, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar protokolletpër fillimin e testimeve serologjike edhe në strukturat jo-publike, me kushtinqë të jenë të validuara.
Vetem testetserologjike të aprovuara nga Agjensia Kombëtare e Barnave dhe PaisjeveMjekësore do të lejohen të përdoren dhe të vlerësohen përsa i takon validimitdhe performancës nga Instituti i Shëndetit Publik.
COVID-19 – Statistika (19Korrik 2020)
Testime totale 35438
Raste pozitive 4090
Raste të shëruara 2311
Raste Aktive 1667
Humbje jete 112 (Qarku Tiranë 57, Shkodër 19, Durrës 17, Fier 5, Elbasan 5,Vlorë 3, Kukës 2, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1, Korçë 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 787
Durrës 210
Shkodër 196
Vlorë 104
Lezhë 91
Korçë 58
Kukës 50
Elbasan 47
Fier 40
Berat 38
Dibër 26
Gjirokastër 20