Në Shqipëri jetojnë mbi 500 persona me talasemi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2016, 14:09
Në Shqipëri jetojnë mbi 500 personave me Talasemi të cilët i drejtohen cdo javë spitaleve për të kryer transfuzionin e gjakut.Në Ditën Botërore të Talasemisë, përveç sensibilizimit të opinionit publik shoqata bëjnë thirrje qyetarëve të dhurojnë gjak.Edhe këtë vit, shoqata e talasemikëve thotë se ka mungesa të gjakut në banka dhe se nevoja e kësaj kategorie është më e madhe se janë dhurimet vullnetare, ndaj lind nevoja e fushatave më të mëdha ndërgjegjësuese për të bërë dhuruar gjak.Në ditën ndërkombëtare të Talasemisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë bën të ditur 100.000 fëmijë lindin me talasemi që ndryshe konsiderohet si një crregullim I trasheguar të gjakut./Oranews.tv/