Raporti i OBSH, 7 milionë njerëz humbin jetën në vit nga ndotja e ajrit

Në krahasim me dy vite më parë, ndotja në qytetet më të mëdha botërore është rritur ndjeshëm dhe në nivele shqetësuese. Sipas raportit më të fundit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në një vit më shumë se 7 milionë njerëz humbin jetën në mbarë botën nga ndotja."Ky është me siguri një problem i jashtëzakonshëm, shumë i madh për shëndetin publik. Ndaj mendoj se është e nevojshme të rrisim ndërgjegjësimin. Ne duhet të ndërmarrim të tjera masa dhe vetë institucionet vendore e qëndrore duhet të nisin monitorimine  cilësisë së ajrit në mënyrë që të merren masat e nevojshme. Duhet reduktuar impakti negativ që ndotja e ajrit ka në shëndetin e njerzve" tha drejtorja e shëndetit publik në OBSH, Maria Neira gjatë një konference të shkurtër për shtyp nga Gjeneva.Neira instistoi që zyrtarët nga të gjitha qytetet botërore duhet të monitorojnë dhe të raportojnë më mirë të dhënat për ndotjen e ajrit.Në vitin 2014, kur OBSH publikoi raportin më të fundit, të dhënat përfshinin 1600 qytete në mbarë botën. Ndërsa sot OBSH ka të dhëna për 3 mijë qytete në 103 vende të ndryshme të botës. Sipas raportit më të fundit, shtetet me qytetet më të ndotura në botë janë Kina dhe India.