Kultivoi fidanë me kanabis, dronët 'kapin' 28-vjeçarin në Shkodër

Një 28-vjeçar u arrestua në flagrancë nga policia e Shkodrës, pasi kishte kultivuar fidanë me kanabis, në një sipërfaqe të pyllëzuar

Kontrollet nga toka dhe nga ajri me dronë ehelikopter bënë të mundur kapjen e tij, duke finalizar operacionin policor tëkoduar ''Pult''.

''Mbi bazën e filmimeve dhe informacioneve u organizua operacioni policor i koduar "Pult", në kuadër të të cilit  pas mbajtjes nën vëzhgim  u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë, i shtetasit P. B. 28 vjeç , banues në fshatin Prekal, Shkodër, në tokën që kishte hapur dhe kishte kultivuar fidanët narkotikë'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë sëRrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.