Shiu nuk ndal kosovarët drejt bregdetit, radhë në Morinë

Pika kufitare e Morinës u ngarkua që në orët e para të mëngjesit të sotëm (18 korrik).

Edhe pse një mot me reshjeshiu, qytetarët e Kosovës nuk janë ndalur as këtë fundjavë për të pushuar nëbregdetin shqiptar.

Pavarësisht pandemisë, mëngjesii sotëm shënoi një tjetër rekord me qytetarë e mjete që hyjnë në Shqipëri përmesMorinës.

Të preferuarat mbetenqytetet bregdetare. Vetëm në dy orë, në Morinë kanë hyrë me shumë se 15 mijëqytetarë.

Policia kufitare, e cila punoi me kapacitet të plotë të sporteleve, vijoi procedurën e përshpejtuar të kalimeve për shkak të fluksit të lartë të automjeteve.

https://youtu.be/YYuL1h2otF4